Harta gjyqësore, Lena: Bojkoti i avokatëve do të përfundojë kur te kemi një VKM, çështja më pas do të ndiqet ligjërisht

Bojkoti i avokatëve kundër hartës së re gjyqësore do të përfundojë në momentin që do të ketë një VKM të Këshillit të Ministrave në lidhje me këtë hartë. Kështu bëri me dije kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena në një interviste për Report Tv, në emisionin ‘Sot live ne Shqiperi’, ku u shpreh se duke filluar nga ai moment ato do të bëjnë betejën e tyre ligjore. Lena tha se do të ndiqen të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe mendoj se rezultatet do të jenë pozitive.

‘Do presim vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Qëllimi i bojkotit ja ka arritur qëllimin pasi kemi pasur një sensibilim të gjerë. Në media ka pasur shumë qëndrime dhe pjesa më e madhe kane që të unifikuar. Aktualisht nga ana ligjore, nëse ne do të përballemi me një akt administrativ kemi të bëjmë me një betejë ligjore, të gjitha do të diskutohen. Nëse kthehet në akt ligjor ,ndryshon mënyra dhe forma e betejës sonë me administrativen. Do ta kundërshtojmë vendimin e Këshillit të Ministrave, do të ndiqen të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe mendoj se rezultatet do të jenë pozitive.  Nëse do të ketë një VKM dhe një akt administrativ bojkoti nuk do të ketë më vlerë, pasi ne do të kemi në atë rast me diçka me të cilën do të luftojmë.’- u shpreh Lena.

Duke u ndalur në situatën aktuale, Lena tha se bojkoti vijon normalisht dhe se tashmë do të ndiqen masat e sigurisë vetëm për të miturit.

‘Në fuqi aktualisht është në fuqi vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë që është shprehur se do të bojkotoheshin masat e sigurisë. Afati ka përfunduar dje dhe avokatët mund të paraqitet në të gjitha gjykimet penale që janë në juridiksionin në Kodin penal për të miturit. Ka pasur vetëm një seancë masë sigurie. Në të gjitha gjykime e tjera nuk është paraqitur asnjë avokat duke zbatuar vendimet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.’- u shpreh Lena.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?