Harta globale e grupeve të gjakut, Shqipëria, nga të paktat në Europë me zero pozitiv

Harta globale e grupeve të gjakut, Shqipëria, nga të paktat në Europë me zero pozitiv

A e dini se cili është grupi i gjakut që mbizotëron te shtetasit shqiptarë? “Visual Capitalist”, një faqe globale e publikimeve online ka realizuar hartën e grupeve të gjakut më të përhapura në secilin vend.

Në vendin tonë sipas hartës, mbizotëron grupi i gjakut zero. Shqipëria është një nga tre vendet e Europës, së bashku me Italinë dhe Greqinë, ku mbizotëron zero pozitiv. Ndërsa në Europë më i zakonshëm është grupi A i gjakut. Pothuajse 40% e popullsisë në Danimarkë, Norvegji, Austri dhe Ukrainë kanë këtë lloj grupi, sipas Visual capitalist.

Sipas raportit, nga 7.9 miliardë njerëz që jetojnë në botë, të shpërndarë në 195 vende dhe 7 kontinente, grupi më i zakonshëm i gjakut është O+, me mbi 39% të popullsisë së botës që futet në këtë klasifikim. Ndërkaq, më i rrallë është AB-, me vetëm 0.40% të popullsisë që e ka këtë grup gjaku.

Duke e zbërthyer në nivel kombëtar, këto statistika fillojnë të ndryshojnë. Meqenëse faktorë të ndryshëm gjenetikë luajnë një rol në përcaktimin e grupit të gjakut të një individi, çdo vend dhe rajon tregon një histori të ndryshme për njerëzit e tij.

Azia

Edhe pse O+ mbetet grupi më i zakonshëm i gjakut në Azi, grupi i gjakut B është gjithashtu relativisht i zakonshëm. Gati 20% e popullsisë së Kinës ka këtë grup gjaku dhe është gjithashtu mjaft i zakonshëm në Indi dhe vende të tjera të Azisë Qendrore.

Në disa vende të Azisë Perëndimore si Armenia dhe Azerbajxhani, popullsia me grupin e gjakut A+ mbizotëron më shumë se të tjerët.

Amerika

Lloji i gjakut O është më i zakonshmi në nivel global dhe atë e kanë gati 70% e amerikanëve të jugut. Është gjithashtu grupi më i zakonshëm i gjakut në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Afrika

O+ ka mbizotërimin më të fortë midis vendeve afrikane. Vende si Gana, Libia, Kongo dhe Egjipti, kanë më shumë individë me grupe gjaku O sesa AB+.

Europa

Grupi i gjakut A është i zakonshëm në Evropë. Gati 40% e Danimarkës, Norvegjisë, Austrisë dhe Ukrainës kanë këtë grup gjaku.

Oqeania

O+ dhe A+ janë grupe gjaku mbizotëruese në vendet oqeanike, ku vetëm Fixhi ka një popullatë të konsiderueshme të grupit të gjakut B+.

Lindja e Mesme

Më shumë se 41% e popullsisë kanë grupin e grupit të gjakut O+, ku Libani është i vetmi vend me një popullsi të fortë të grupeve të gjakut O dhe A. /Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale