Hartohet Kod i ri Ajror, vetting punonjësve, rritje e sigurisë pas grabitjeve në Rinas

Qeveria ka përgatitur një projektligj, që mendohet të rishikojë Kodin Ajror, aktualisht në fuqi, me shtimin e rregullave më strikte për kontrollin dhe sigurinë. Drafti është paraqitur për diskutim me grupet e interesit. Në draftin prej 165 nenesh, 18 më shumë se ai aktuali, kapituj të veçantë zë raportimi i incidenteve dhe ngjarjeve të ndodhura si gjatë fluturimit të avionit apo dhe përpara nisjes. Incidentet, apo aksidentet e ndodhura do të hetohen nga një strukturë e veçantë në varësi të ministrisë së Energjetikës, që do të quhet Autoriteti Kombëtar i Investigimit të aksidenteve të Sigurisë së operimit në Aviacionin civil, por që në këtë proces përfshihet edhe Autoriteti Aviacionit Civil.

Autoriteti
Autoriteti i Investigimit do të jetë nga pikëpamja funksionale dhe organizative i pavarur nga autoritetet e aviacionit, të cilët mbikëqyrin vlefshmërinë ajrore, licensimin, operimin e një avioni, mirëmbajtjen, licensimin e personelit, kontrollin e trafikut ajror dhe operimin e aerodromeve, si edhe nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë, interesat ose misioni i të cilëve mund të jenë në konflikt me detyrën e ngarkuar tek Autoriteti i Investigimit, ose mund të influencojnë në objektivitetin e këtij autoriteti.

Për incidentet apo ngjarjet e rënda, ky Autoriteti ka të drejtë që të marrë në hetim personat e përfshirë, si dhe të hartojë edhe një raport që duhet t’ia paraqesë Këshillit të Ministrave, ministrisë së linjës. Në kuptimin e këtij Kodi, “ngjarje” do të thotë çdo gjë që lidhet me sigurinë e operimit, e cila rrezikon ose e cila, nëse nuk korrigjohet ose trajtohet, mund të rrezikojë një avion, pasagjerët e tij ose ndonjë person tjetër, dhe përfshin në veçanti një aksident ose incident të rëndë.

Qëllimi i raportimit të ngjarjeve është parandalimi i aksidenteve dhe i incidenteve dhe jo përcaktimi i fajit apo përgjegjësisë. “Raportimi i detyrueshëm do të realizohet për ngjarjet të cilat mund të paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për sigurinë e aviacionit që lidhen me: ngjarje që lidhen me operimin e avionit; ngjarje që lidhen me kushtet teknike, mirëmbajtjen dhe riparimin e avionit; ngjarje që lidhen me shërbimet e navigimit ajror dhe facilitetet; ngjarje që lidhen me aerodromet dhe shërbimet e përpunimit në tokë”.

Siguria
Grabitja e 9 prillit të këtij viti, kur u thye perimetri i sigurisë dhe persona të maskuar morën brenda territorit të aeroportit të Rinasit rreth 6 milionë euro që po transportoheshin jashtë Shqipërisë, ka ndikuar që në draftin e ri të parashikohet edhe një “vetting” për punonjësit në aeroporte. Sipas nenit 124, personeli i aviacionit, që do të ketë akses në zonat me siguri të kufizuar ose që punon në pozicione të lidhura me sigurinë, i nënshtrohet kontrollit të së kaluarës për një periudhë jo më të shkurtër se pesë vjet. Kontrolli përsëritet në intervale të rregullta, të cilat nuk duhet të tejkalojnë periudhën prej pesë vjetësh. “Kontrolli i së kaluarës kryhet me kërkesë të AAC-së nga ministria që mbulon çështjet e rendit publik, në përputhje me rregulloren e miratuar nga ministria përgjegjëse për rendin publik. Ofruesit e shërbimeve në aviacionin civil kanë të drejtë për t’i propozuar AAC-së inicimin e kontrollit të së kaluarës për personelin përkatës. AAC-ja miraton dhe publikon kriteret skualifikuese të lidhura me kontrollin e së kaluarës”, thuhet më tej në projektligj.

Gjobat
Për moszbatim të neneve këtij Kodi parashikohet vendosja e gjobave ku për individët ajo shkon deri në 200 mijë lekë të reja, ndërsa për subjektet varion nga 500 mijë deri 2 milionë lekë të reja. Këto sanksione mund të shoqërohen edhe me sanksione në pezullimin ose revokimin e licensës, certifikatës apo dëshmisë përkatëse.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F.Baci:: 17/07/2019 12:04

    Altin ka te tjere qe dine shume mire te lepijne si prsh Arjani,Bujari.Arbeni e shume te tjere qe spo ja u permend emrin por do vije shume shpejt momenti qe keta pseudo eksperte te perfundojne ne kazan te plerave aty ku e kane vendin. Te prsh

    Përgjigju
    • Guri: 17/07/2019 13:45

      Me mir ka për tu bere. Iniciativa te pershendet dhe ata qe jane specialist te shprehen hapurazi se nuk behen te tera mire vetem me parat por edhe me kontribut te njerezve qe kane edhe zemeren per te bere me bukur e me mire edhe jo vetem mendjen per interesa te vogela

  • Martini: 17/07/2019 09:43

    Te drejte ka eksperti ,i kane hequr te gjithe ekspertet e aviacionit dhe jane zevendesuar me njerez jo profesioniste.

    Përgjigju
  • F.Baci: 17/07/2019 09:19

    Me kete drejtor AAC nuk shkohet deri ne banjo jo me te hartohet Kodi Ajror.Duhemi ne ekspertet e aviacionit.

    Përgjigju
    • Altin Progonati: 17/07/2019 09:38

      Feliks, neve nuk na donte partia.... ne nuk dinim te lepinim

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen