Harvard Gazette-Të ndihmojmë Shqipërinë që të shkëputet nga e shkuara

TIRANË - Drejtimi i një kombi që është konsideruar prej shumë kohësh si një model i mosfunksionimit ekonomik, ka shtyrë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndryshime që kur u zgjodh vitin e kaluar. Dhe ndryshimi që nevojitet nuk janë premtimet elektorale, por janë reforma radikale që rimodelojnë institucionet dhe favorizojnë rimëkëmbjen ekonomike.
"Ne kemi... qeverinë më të re në historinë e Shqipërisë. Zgjedhja ime ishte të kisha ministra që nuk kishin qenë më parë ministra. Në politikë, eksperienca është ajo që vret inovacionin dhe reformat", tha Rama gjatë vizitës së fundit në Harvard.
Ricardo Hausmann, Profesor i Zhvillimit Praktik të Ekonomisë në "Harvard Kennedy School"
Por Shqipëria nuk bazohet vetëm tek të rinjtë. Qeveria Rama është në mes të një projekti dy vjeçar, të themeluar nga Fondacioni Soros në bashkëpunim me Ricardo Hausmann, një profesor i Zhvillimit Praktik të Ekonomisë në "Harvard Kennedy School", dhe me ekspertë të "School's Center for International Development" (CID), që e drejton Hausmann.
Me këtë projekt të Harvardit dhe Shqipërisë, ku është kryer vetëm gjysma e rrugës, Arben Ahmetaj (Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarjes) dhe Edi Rama shohin progres, analiza të kryera, reforma në zhvillim dhe 26 për qind të rritjes së eksporteve.
Elaine Papoulias, drejtor ekzekutiv i "Minda de Gunzburg Center for European Studies" dhe ish-drejtor i programit "Kokkalis" të "Kennedy School's" për Evropën Juglindore dhe qendërlindore, tha se projekti CID me Shqipërinë është një zgjerim i marrëdhënieve mes Ramës dhe Harvardit që fillon në vitet 2000, kur Rama ishte Kryetar i Bashkisës së Tiranës.
Rama më pas filloi të mendojë për natyrën e ekspertëve teknikë që Shqipëria kishte nevojë, dhe filloi të shtyjë lidera të rinj të talentuar të marrin pjesë në programin e studimit të ekzekutivit të "Harvard Kennedy School", si në Cambridge edhe në Kreqi. Papoulias thotë se një e katërta e kabinetit Rama, ka një pjesë të trajnimit të Harvardit.
Një nga prioritetet kryesore ishte asistimi i negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili në shkurt miratoi 457 dollarë për Shqipërinë që të arrijë detyrimet e saj financiare ndërkohë që ndërmerrte reforma. Madje Hausmann garantoi gjithashtu një grant të Bankës Botërore kështu që gjashtë nga ministrat e vendit të mund të kryenin programin e studimit të ekzekutivin të "Harvard Kennedy School".
"Nuk mund t'ju them sa shumë po mësoj, sa shumë po mendoj për Shqipërinë. Gjërat janë shumë më të qarta për t'u kuptuar kur ato janë në ekstrem dhe Shqipëria është një rast ekstrem në shumë gjëra", tha Hausmann.
Shqipëria ka shumë gjëra për të bërë duke përfshirë shtetin e së drejtës, një administratë më efektive, reforma në energji dhe sektorin financiar, përmirësimin e arsimit dhe trajnim teknik dhe më shumë punë në tërheqjen e investimeve të huaja.
"Ne po shohim një rritje ekonomike interesante, por është ende një trend i brishtë dhe ne po punojmë fuqishëm për të konsoliduar atë", tha Ahemtaj, duke shtuar se do të bëjnë çështë e mundur për të mos lënë Ricardo-n, CID-n, dhe Harvard-in të ikin nga Shqipëria. /ATSh/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare