Rreth 22 familje të lagjes Gaxhaj të fshatit Helshan të Bashkisë Has për gati një vit kanë problem me një transformator të tensionit të lartë dhe me linjat e transmetimit të energjisë.
Banorët të cilët këtë pasdite u mblodhën në një protestë thanë se po u rrezikohet jeta nga amortizimi i rrjetit pasi shtyllat prej druri janë duke rënë. Po ashtu edhe telat përcjellës. Transformatori është i amortizuar dhe i pa rrethuar.
“Kjo është toka ime, lopën me e fut këtu ajo ngordh.
Jemi tre familje, jemi në rrezik, është transformatori duke u rrëzuar. S’dimë ca të bëjmë, shteti nuk përgjigjet. S’dimë ca të bëjmë. Vetëm me ik prej këtu.
22 familje, këtu poshtë jemi të gjithë të rrezikuar. 1 metër e gjysmë e ke telin lart mbi tojë. Më i rrezikuari jam unë dhe ato shtëpia, nuk futem dot as me punuar tokën, asgjë. Dje kam qenë duke mbet në korrent. Ajo me ra në tarracë më kall gjithë shtëpinë. Nuk na trajtojnë si shqiptar, si me qenë kamikaz. Kurrë s’ka vënë shteti dorë këtu, ka mbet që në 1968.
Që tre ditë kjo kabinë me defekt, që në orën 9 presim. Shiheni ca gjendje është, komplet linjat janë përtokë, me fëmijë të vegjël me pleq. Veç me shku me ra në korrent s’kemi ca me bo. Kemi një vit që bëjmë kërkesë ejani rregulloni. Shtyllat janë që të ’68”, thonë banorët.
Ndërkohë nga ekipet e OSHEE po punohet për rregullimi e defekteve dhe linjave të transmetimit, pasi prej tre ditësh banorët e kësaj lagjje janë pa energji si pasojë edhe e motit të keq me shi dhe stuhi që përfshiu bashkinë Has tre ditët e fundit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPECIALE/ Nga turizmi familjar në atë të aventurës, Fushë Studën dhe Liqeni i ngrirë i Kallabakut, dy destinacionet dimërore
2 Shkurt, 14:49
-
Serbi/ Studentët në protestë masive për në Novi Sad
1 Shkurt, 14:10
-
Mali i Zi/ Dyqanet pa konusmatorë prej çmimeve të larta
1 Shkurt, 13:54
-
Kukës/ Futi në Shqipëri mallra kontrabantë, arrestohet një person, 2 të tjerë në pranga për trafikim narkotikësh
1 Shkurt, 10:56
-
Hyn në fuqi ulja e çmimit të energjisë, tarifimi për konsumin deri 700 kWh në muaj dhe mbi këtë masë! Zbritja reflektohet në faturat që paguhen në mars
1 Shkurt, 07:28
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42
-
Lezha në 'black out' për 12 orë, mijëra familje kaluan natën pa energji elektrike në mes të dimrit! (VIDEO)
31 Janar, 08:37
-
Kukës/ Reshje shiu intensive gjatë natës dhe rrëshqitje dherash e gurësh! Ja akset më problematike, shoferët këshillohen të kenë kujdes (VIDEO)
30 Janar, 09:38
-
Durrës/ 300 banesa të përmbytura, evakuohen 6 familje, akomodohen te Konvaleshenca! 40 ha tokë nën ujë! FOTOT ME DRON
30 Janar, 08:44
-
Elbasan, banorët e fshatit Polis Valë në protestë me iniciativën e PD: Kërkojmë ndërtimin e urës dhe asfaltimin e rrugës
28 Janar, 16:07
-
Bora rrit nivelin në liqenin e Fierzës por prodhimi i energjisë mbetet i njëjtë
28 Janar, 14:04
-
Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 23-vjeçari në pikën kufitare të Morinës
28 Janar, 11:11