Tre zyrtarë të komunës Golaj të rrethit Hasit janë arrestuar nga policia pas akuzohen për korrupsion me ndihmën ekonomike të kësaj komune. Shaqir Jaku 45 vjeç me detyrë përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike të komunës, Baftjar Bardhoshi 50 vjeç, me detyrë inspektor i zyrës së ndihmës ekonomike të komunës Golaj si dhe Rrushe Kolaj me detyrë shefe e financës së komunës janë arrestuar.
Gjatë ditës Gjykata e Kukësit e ka vendosur masën e sigurisë,”Arrest në burg” për Shaqir Jakun dhe Baftjar Bardhoshi, ndërsa masën e sigurisë “detyrim paratitje” për Rrushe Kolaj.
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Avni Ahmati 28 vjeç me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike të komunës Golaj për të cili ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me fondet e ndihmës ekonomike duke konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com