Ndryshimi i kushteve klimaterike të motit gjatë kësaj të marte, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në Has e Morinë të qarkut të Kukësit, por nuk kanë munguar as përmbytjet në jug të vendit.

Breshëri i mesditës së të hënës, ka shkaktuar dëme të mëdha tek bujqit në disa kultura bujqësore, në fshatrat Tobël dhe Gjinaj të Hasit. Dhjetëra hektarë me pemëtari, vreshtari, fidanë, misër, fasule, e kultura të tjera bujqësore janë shkatërruar plotësisht.  Veç të mbjellave, moti i keq ka dëmtuar edhe tri banesa në fshatin Gjinaj të Hasit. 

Një komision i formuar nga Bashkia e Hasit dhe Prefektura Kukës pas daljes në terren ka vlerësuar dëmet nga breshëri dhe moti I keq që ka përfshirë Bashkinë e Hasit .
Sipas komisionit dëmet vlerësohen të konsiderueshme. 



Reshje të fuqishme kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Beratit, gjatë kësaj të marte. Furtuna që ka zgjatur rreth një orë siç shihet dhe nga pamje shkaktoi përmbytjen e të gjitha akseve rrugore të qytetit.

Një situatë e tillë ka ndodhur për shkak të bllokimit të kolektoreve te ujerave te bardha dhe ato te zeza te cilat zbrazen ne lumin Osum. Niveli i ujit ka shkuar ne 40 cm ku mjetet bllokoheshin ne qarkullim. Shumë nga bizneset janë dëmtuar në ambientet e brendshme, duke u nxjerrë jashtë përdorimit mallra orendi etj.