PRIZREN- Në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të tretin vit radhazi u mbajt “Darka e Bereqetit Hasjan”, një festë që mbledh banorë, miq e dashamirë nga Prizreni, Kukesi Hasi i Shqiperise e më gjerë.

Në qendër të “Darkës së Beqeretit” ka qëndruar flija gjigante, përgatitur nga Ramadan Totaj, një mjeshtër i njohur i gatimeve hasjane.

Këtë herë flija peshon plot 100 kilogramë dhe ka një diametër rreth 2 metra.

“Është punë që s’bëhet vetëm, por me ndihmën e gjithë shoqërisë, tregon Totaj”.

Flija, e pjekur ngadalë në zjarr dhe e mbushur me aromë gjalpi e miell gruri, u nda për të gjithë të pranishmit, simbol i bujarisë dhe bashkësisë hasjane.

Për shkak të madhësisë të flisë, organizatorët po shqyrtojnë mundësinë e aplikimit për Librin e Rekordeve Guinness, një ide që ka ngjallur entuziazëm në gjithë zonën.

Haziz Hodaj, kryetar i Shoqërisë Kulturore Artistike “Malësori”, tregon se kjo festë tashmë është bërë pjesë e kalendarit kulturor të Hasit dhe Prizrenit.

Kjo traditë e gatimit te flise gjigante dhe Darkes se Bereqetit nisi në vitin 2023, me qëllim që të ringjallë zakonet e lashta të bujqësisë dhe të mikpritjes.

Dy vite më parë, Rabije Hodaj dhe vjehrra e saj, 80-vjeçarja Shahe Hodaj, patën gatuar një flí me përmasa të ngjashme, duke ruajtur traditën e përbashkimit ne te korrat e vjeshtës.