Sipas zyrës së shtypit të MPJ, Haxhinasto theksoi se kontributi i vendit tonë, ka ardhur gjithmonë në rritje dhe është përqendruar në fusha ku Afganistani ka nevojë duke bërë të ditur se Shqipëria ka aktualisht në Afganistan 333 ushtarakë dhe policë, të cilët janë vendosur në disa zona sensitive.
"Forcimi i paqes dhe i sigurisë në Afganistan, nuk mund të arrihet vetëm me mjete dhe rrugë ushtarake, por edhe duke forcuar dimensionin civil të asistencës. Një sfidë tjetër për komunitetin ndërkombëtar, mbetet lufta kundër prodhimit të drogës dhe tregtimit të saj, e cila ka implikime jo vetëm për Afganistanin, por edhe për zonat e tjera", tha ministri
Në konfrencën për Afganistanin morën pjesë mbi 100 delegacione nga vende të ndryshme.