DURRËS - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar gjatë ditës së sotme  punimet te Stacioni i Ri i Trenit në Kashar Më pas ka shkuar në Kalatën Lindore në Portin e Durrësit ku si rezultat i bashkërendimit të punës mes hekurudhës dhe portit ka pasur rritje te volumit të mallrave në masën 30%.

Projektin hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës që do të ofrojë shërbim shumë cilësor për transportin e pasagjereve u theksoi ndër të tjera ministri Haxhinasto gjatë inspektimeve të punimeve te stacioni i ri i stacionit të trenit në Kashar.  

“Interesi për hekurudhën është në rritje. Sektori hekurudhor ka potencial të madh për transportin si dhe është kontributor i zhvillimit ekonomik të vendit. Infrastruktura hekurudhore po zhvillohet. Kemi projektin hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës që do të ofrojë shërbim shumë cilësor për transportin e pasagjerëve.”- tha Haxhinasto.
 
Pas inspektimeve në Kashar, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës është nisur drejt Durrësit ku ka vizituar Kalatën Lindore të Portit.

“Qëllimi i vizitës në Portin e Durrësit është për të parë se si po zhvillohen veprimtaritë e ngarkim shkarkimit ne terminalin e hekurudhës. Potenciali i përdorimit të hekurudhës është i pashfrytëzuar. Po merren masa për rritjen e cilësisë se shërbimit dhe të volumeve. Po rigjallërojmë kapacitetet teknike që ka hekurudha. Ky sektor me këto zhvillime do të jetë një alternative më e lirë transporti si dhe do të kontribuojë ne zhvillimin ekonomik të vendit.”- tha Haxhinasto nga Durrësi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)