Kandidati i ASHE për bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, zhvilloi takimin përmbylljes Komunën Mollas në Cërrik ku ishte i pranishëm ministri i transporteve Haxhinasto  dhe deputeti i PS Dokle.Ministri  Haxhinasto shprehu bindjen për fitoren e Toskës duke u shprehur:
 
Kur erdhi këtu i njihte mirë problemet dhe bëri një program i cili i trajton ato me realizëm. Propozimet e Altinit janë  për bujqësinë me qëllim zgjidhjen e problemeve të vaditjes, të farave, të plehrave, problemet e agro-përpunimit me qëllim që ajo që prodhoni, të shijohet nga ju. Do bëhet një investim prej 34 miliardë lekë në infrastrukture për përmirësimin e saj. Do bëhen investime në arsim dhe në shkollën profesionale të Cërrikut, në aspektin kulturor si kinemaja, grupi folklorik, sportin. Kemi kandidatin më të mirë dhe padyshim ai do jetë fituesi. Tashmë ju keni votuar për z.Toskës sepse ju doni ndryshimin, sepse z.Toska është njeri i punës dhe vizionit. Më 21 qershor, me votën tuaj, ju do të ndryshoni jetën duke sjellë shpresë për një jetë më të mirë”, tha Haxhinasto.

Ministri Haxhinasto vlerësoi programin që ka Toska për përmirësimin e fshatit.
“Propozimet e tij janë për bujqësinë me qëllim që ju të zgjidhni problemet e vaditjes, farave, plehrave, çmimeve të larta të tyre. Apo më pas, problemet e prodhimit, të agropërpunimit me qëllim që ajo që prodhoni të shijohet nga ju”, deklaroi gjithashtu Haxhinasto.

Altin Toska siguroi se do gjendet gjithmonë pranë njerëzve që të kenë më shumë ujë të pijshëm, kanale për vaditje, rrugë, treg për prodhimet bujqësore, shkolla dhe kopshte më të mira, etj. Unë do merrem me menaxhimin dhe zgjidhjen e halleve që ju keni. Unë nuk do të vi në politikë që të zbresim hënën në tokë, unë do rri këtu që të çojmë ujin vaditës atje ku i duhet fermerit që të vadisë tokën dhe të maksimalizojë prodhimin e tij”, deklaroi kandidati Toska.

Edhe deputeti i PS-së, Namik Dokle  shprehu mbështetjen për kandidatin e  ASHE-së, z. Altin Toska, duke e vlerësuar si njeriun e duhur për zhvillimin dhe transformimin e gjithë Bashkisë së re të Cërrikut. 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)