TIRANE- Çdo subjekt apo individ që ndërhyn në rrugë do të penalizohet. Ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha se do të dhjetëfishohen gjobat dhe do të ndërhyhet që të mos ketë reklama në rrugët nacionale. 

“Forcimi i masave dhe penaliteteve për ata që do të ndërhyjnë në rrugë, qoftë edhe me shkarravitje, pasi ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të aksidenteve. Rruga është një pronë e rëndësishme, një aset i rëndësishëm kombëtar dhe të gjithë duhet të përpiqemi që ajo të jetë sa më e rregullt, sa më e pastër, sa më miqësore për përdoruesit e saj dhe sa më e sigurtë. Do të 10-fishojmë gjobat për këtë qëllim, por do të shikojmë edhe masat ndërhyrje të tjera penale për ndërhyrje dhe lloje të tjerash ndërhyrje në rrugë, pasi e përsëris, rruga është një aset kombëtar”, deklaroi ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto. 

Lëvizja Rinore për Integrim ka nisur një fushatë për pastrimin e mbikalimeve dhe urave duke u mbështetur në planin e sigurisë së Ministrisë së Transporteve.

Marrë nga "Shekulli"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)