Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto priti të premten në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu.
Sipas njoftimit për shtyp ministri Haxhinasto e njohu ambasadorin Lu me zhvillimet më të fundit në sektorin e transportit dhe infrastrukturës në vend, për objektivat dhe projektet konkrete në fushat e transportit dhe të infrastrukturës. Haxhinasto vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të veçantë të SH.B.A. për Shqipërinë dhe zhvillimin e saj.
Ai vlerësoi prezencën e kompanive amerikane në ndërtimin e kësaj infrastrukture. Ministri Haxhinasto dhe ambasadori Lu ndanë të njëjtin vlerësim për nevojën e rritjes së investimeve të kompanive amerikane në ekonominë dhe infrastrukturën shqipëtare.
Ministri kërkoi vazhdimin e mbështetjes amerikane për korridoret e rëndësishme të transportit që kalojnë në territorin e vendit, veçanërisht për Koridorin VIII që lidh portet e Shqipërisë me Shkupin, Sofjen dhe portin e Detit të Zi. Ai e informoi ambasadorin Lu, se Shqipëria ka kërkuar pranë BE, që Korridori Adriatiko-Jonian dhe Korridori VIII të jenë pjesë e korridoreve Evropiane të rajonit.
Ambasadori Lu vlerësoi hapat e ndërmarrë deri më tani për reformat, veçanërisht në fushën e sigurisë rrugore dhe të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ai u angazhua për promovimin e një bashkëpunimi më të ngushtë me Departamentin Amerikan te Transportit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com