CËRRIK - Në takimi e radhës elektoral që kandidati i majtë për bashkinë e Cërrikur, Altin Toska në komunën Gostimë,  u shoqërua edhe nga Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Ministri Hazhinasto teksa prezantonte kandidatin Toska, u kërkoi banorëve që më 21 qershorë të votonin kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, pasi vota për të është vota për projektet zhvilluese të kësaj zone.

Haxhinasto theksoi se Altin Toska është njeriu i duhur për të kthyer në realitet të gjitha projektet.
 
Toska tregoi shumë shpejt se është një djalë vizionar dhe menaxher i shkëlqyer, i cili hartoi një program të bërë me zemër dhe dashuri të madhe për të gjithë banorët. Ai është një kandidat i cili përfaqëson punën, mirëqenien për familjen. Vota më 21 Qershor, është votë për mirëqenien e këtyre banoreve, prandaj le të mbështesin Toska sepse propozimet e tij janë për komunitetin. Nëpërmjet fondeve të qeverisë dhe duke sjellë investitorë të huaj, Cërriku do të shndërrohet në një qytet model për Shqipërinë, pasi kjo Bashki ka burimet natyrore dhe njerëzit e duhur që duan punën. Fitorja do të jetë e thellë në mënyrë të padiskutueshme. Kur njerëzit e duan ndryshimin, nuk ka forcë që t’i ndalë. Më 22 qershor do të fillojë transformimi i madh për Cërrikun. Më 21 qershor në drejtimin e duhur", - tha Haxhinasto.

Mbështetja për fermerët, kanale vaditëse dhe kulluese,tregje të sigurta për shitjen e produkteve dhe punësim, ishin disa nga premtimet e kandidatit të ASHE-së për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska në takimin me banorët e Gostimës.
 
"Vendet e reja të punës nuk do jenë vetëm ato 200 vende në administratën publike, por ata persona do jenë në shërbimin e banorëve. Vendet e reja të punës do t’i garantojmë me ndërhyrjen në infrastrukturë duke bërë një investim të madh prej 34 miliardë lekë në rrugën Gostim –Mollas, në ndriçimin e rrugëve, në infrastrukturën bujqësore duke bërë kanalizimet vaditëse dhe ujitëse si dhe rrugët e arave. Pa marrë akoma Bashkinë e re, pa qenë kryetar, kemi ndërhyrë sëbashku me ndihmën e Bordit Kullues në hapjen pas 25 vitesh të kanalit të Durrësit duke sjellë ujë për të vaditur. Kam një plan që do ta realizojmë shumë  shpejt  për shitjen e produkteve bujqësore nëpërmjet hapjes së aktiviteteve të agrobiznesit duke maksimalizuar frytet e punës së tyre dhe në Bashkinë e Cërrikut do të jetë një qendër e grumbullimit të produkteve bujqësore", tha Altin Toska.
 
Gjatë bashkëbisedimit, Toska u shpreh se pas 21 Qershorit do të marrë zgjidhje dhe menaxhimi dhe riciklimi i plehrave duke futur një mentalitet europian në ndarjen e plastikës dhe qelqit.

"Në fshatin e Gostimës mungojnë parqet dhe hapësirat e gjelbra nga vizioni jo i duhur të cilat do t’i realizojnë pas 21 qershorit. Gjithashtu do të plotësojmë të gjitha kushtet për ngrohjen  dhe cilësinë e shkollimit të fëmijëve në kopshte, çerdhe e shkolla, pasi ata janë e ardhmja e vendit”, - tha më tej ai.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)