LEZHE - Porti i Shëngjinit tashmë ka kalatën e re dhe bashkohore për ankorimin e anijeve.

Investimi prej 3.2 milionë eurosh, financim i Bashkimit Europian nëpërmjet projekteve IPA 2008 është inauguruar nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Ky investim sëbashku me ndërhyrjen për thellimin e bazenit, sipas ministrit Haxhinasto pritet që të rrisë ndjeshëm volumin e përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve në këtë port.

“Ashtu siç po ndodh me Sarandën, ashtu siç po ndodh me Vlorën, investim i ri që fillon këto ditë prej 15 milionë eurosh, ashtu siç do të vazhdojmë edhe me Durrësin me përmirësimin dhe me investimet në kapacitetet e përpunimit të mallrave, kështu po ndodh edhe me Shëngjinin. Jam i bindur që volume i mallrave dhe cilësuia e shërbimit këtu do të kenë vetëm rritje”, u shpreh ministri Haxhinasto.

Një zhvillim i afërt për portin e Shëngjinit do të jenë edhe tragetet e udhëtareve. Për të rritur ndjeshëm sasinë dhe cilësinë e përpunimit të mallrave në portin e Shëngjinit, në proces është edhe ndërtimi i kalates veriore me vlerë 190 mijë dollarë që do të realizohet me fondet e vetë portit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)