Haxhinasto në linjën ujore Ohër-
Strugë-Pogradec: Japim hov turizmit

Haxhinasto në linjën ujore Ohër-<br />Strugë-Pogradec: Japim hov turizmit
POGRADEC - Linja ujore Ohër - Strugë - Pogradec do të nisë të funksionojë në 15 qershor. Ky fakt është konfirmuar nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto teksa ka inspektuar punimet në molin e Pogradecit, vendi ku do të behet edhe ankorimi i trageteve Shqipëri - Maqedoni.

Ministri Haxhinasto, i shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, teksa ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme këtë linjë ujore në Pogradec, ka pohuar se kjo industri e aplikuar rishtazi në këtë qytet pritet t’i japë një hov të madh turizmit.

“Ky rikonstruksion u bë me një qëllim të caktuar, për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin, por unë jam i bindur se do t’i japë një impuls tjetër, shërbimeve turistike ujore për Pogradecin edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar.” tha Haxhinasto

Linja Ujore Ohër - Strugë - Pogradec është miratuar në parim nga krerët e bashkive vite më parë, por pavarësisht kësaj, burokracitë e ndryshme qeveritare bënë që projekti në fjalë të zvarritej dhe të mbetej për një kohë të gjatë vetëm në letër.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Ujësjellësi parashikon humbje kur Shqipëria është e pasur me ujë! Po miratoni një ligj ndëshkues për profesionet e lira, do nxitet shpopullimi

Berisha: Ujësjellësi parashikon humbje kur Shqipëria është e pasur me ujë! Po miratoni një ligj ndëshkues për profesionet e lira, do nxitet shpopullimi