Haxhinasto:Shqipëria ka nevojë për
300 mln euro investime në sinjalistikë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka inspektuar punimet për vendosjen e sinjalistikës në aksin rrugor Elbasan- Librazhd nga ku ka thkesuar se Shqipëria ka nevojë për 300 milion euro investime në drejtim të përmirësimit të sinjalistikës rrugore.

Teksa është ndalur në Xibrakë, ku sëbashku me nxënës të gjimnazit “Vasil Kamami” të Elbasanit, u pastrua sinjalistika e dëmtuar, dhe u lyen me bojë disa pjesë të urës Haxhinasto tha se ky aks është pjesë e projektit për sinjalistikën në segmentin Rrogozhinë - Kapshticë, me vlerë 7 miliard lekë, dhe që pritet të ndryshojë tërësisht sigurinë për gjatë gjithë segmentit.

Haxhinasto theksoi se në këto 2 vjet është investuar më shumë se asnjëherë më pare në sigurinë rrugore.

Ky është aksi Elbasan- Librazhd, pjesë e projektit të rëndësishëm të sinjalistikës të aksit Rrogozhinë- Kapshticë, një investim prej 7 miliard lekësh të vjetra, që ka filluar, dhe që pritet ta ndryshojë tërësisht situatën e sigurisë në këtë segment. Njëkohësisht me të po zhvillohet edhe projekti Fushë Krujë- Hani i Hotit- Muriqan, investime që në këto dy vjet për sigurinë rrugore dhe sinjalistikën, shkojnë në 30 milion dollarë. Asnjëherë tjetër në investime në rrugët e Shqipërisë, nuk ka pasur vlera të tilla. Megjithatë jemi të ndërgjegjshëm se duhen më shumë investime, pasi siguria në rrugë ka nevojë për investime të vazhdueshme. Nga raportet rezulton se është 1 me 10, raporti midis investimit në rrugë dhe atij në sinjalistikë. Shqipëria ka nevojë për rreth 300 milion dollarë investime në sinjalistikë. Rritja e sigurisë në rrugë është një çështje madhore si për Ministrinë e Transportit dhe ARRSH-në. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë në vitet e fundit në rrugët e vendit, janë investuar 3 miliard dollarë, i bie që 300 milion dollarë të investoheshin në sinjalistikë. Por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Vetëm në këto 2 vite si rezultat i përcaktimit të sigurisë rrugore si prioritet, janë investuar 30 milionë dollarë. Falenderoj stafin pedagogjik të shkollës “Vasil Kamami” dhe nxënësit, të cilët gjithmonë promovojnë çështje me ndjeshmëri të madhe publike, siç ishte ajo për cilësinë e ujit dhe ruajtjen e tij, dhe tashmë për sinjalistikën rrugore. Shqipëria ka nevojë për më shumë vullnetarizëm dhe solidaritet”.

Më tej Ministri Haxhinasto dhe drejtori i “Autoritetit Rrugo rShqiptar” DashamirXhika, inspektuan rrugën Elbasan- Banjë loti 1, ku punimet janë duke ecur me ritme të larta.

haxhinasto

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen