TIRANË - Zhvillimi i mëtejshëm i Portit të Durrësit është parë me interes nga një Autoriteti Portual i Dubait. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti në Tiranë presidentin e kompanisë DP World nga shteti i Dubait, Sultan Ahmed bin Sulayem si dhe delegacionin që e shoqëronte.
Ai iu përgjigj interesit të Autoritetit Portual të Dubait, një nga portet më të mëdhej në botë, për zhvillimin e Portit të Durrësit si port me potenciale të medha.
Ministri dhe perfaqësuesit nga Dubai diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në sektorin e transportit detar.
Ministri Haxhinasto vlerësoi mardhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve si dhe bëri një prezantim të projekteve kryesore në sektorin e transportit dhe infrastruktures ku përmendi Korridorin e VIII, sektorin hekurudhor dhe atë portual.
Delegacioni nga Dubai gjatë qëndrimit dy ditor në vendin tonë do të vizitojë nga afër Portin e Durrësit dhe të Shëngjinit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com