TIRANË - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto takoi sot një delegacion ekspertësh nga Ministria e Transportit të Shtetit të Katarit të cilët po zhvillojnë një vizitë dy ditore në vendin tonë.
Ministri dhe përfaqësuesit e Katarit diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në sektorin e infrastrukturës dhe transportit.
Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve si dhe bëri një prezantim të projekteve kryesore në sektorin rrugor ku përmendi autostradën Adriatiko-Joniane, sektorin hekurudhor, atë portual dhe aeroportual.
Delegacioni i Katarit gjate qëndrimit në vendin tonë do të verifikojë mundësinë e investimeve në projektet mes dy vendeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com