Haxhinasto vizitë
zyrtare në Tripoli

Haxhinasto vizitë <br />zyrtare në Tripoli
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë zyrtare në Tripoli, gjatë të cilës ai zhvilloi takime zyrtare me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, z. Mustafa Abduljalil dhe me Ministrin e Jashtëm z. Ashur Ben Khaial.

Fillimisht z. Haxhinasto u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Libisë z. Ashur Ben Khaial, ku u diskutua mbi situatën në Libi, bashkëpunimin dypalësh dhe asistencën dhe ndihmën që mund t’i ofrohet Libisë në këtë periudhë të tranzicionit. Z. Haxhinasto theksoi se vizita e tanishme shënon një faqe të re në marrëdhënien midis dy vendeve. Z. Haxhinasto siguroi z. Ashur Ben Khaial për vazhdimësinë e mbështetjes së Qeverisë Shqiptare për procesin e tranzicionit. Në përgjigje, z. Ashur Ben Khaial falënderoi për ndihmën dhe asistencën e deritanishme ofruar nga Shqpëria për popullin libian.

Duke iu referuar bashkëpunimit dypalësh, Ministri Haxhinasto tha se Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe asistencë konkrete në ato sektorë ku ajo kërkohet. Ai propozoi organizimin e komisioneve të përbashkëta për të shqyrtuar gjithë këto mundësi. Një fushë e rëndësishme bashkëpunimi është ajo e ekonomisë, në fusha si energjia, hidrokarburet, ndërtimi, por edhe në shëndetësi, arsim etj. Eksperienca shqiptare e tranzicionit nga diktatura në demokraci, mund të jetë e vlefshme për Libinë dhe ne, tha ai, jemi gati që të ofrojmë këtë eksperiencë nëse nevojitet, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të Libisë. Bashkëbiseduesit gjithashtu ndanë të njëjtin mendim për të organizuar forume biznesi apo aktivitete të tjera, të cilat do të mundësojnë kontakte midis komuniteteve të biznesit të dy vendeve.

Nga ana a tij, Ministri i jashtëm i Libisë, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizoi se është e nevojshme që të rikonsiderohen dhe rivlerësohen ato në kuadër të ndryshimeve që kanë ndodhur në Libi. Tashmë, Libia është përqendruar me tepër në drejtim të rindërtimit të vendit dhe pajtimit të popullit, por në vlerësojmë se marrëdhëniet me popullin mik shqiptar janë të rëndësishme. Libia, tha ai, është e vendosur që të ecë me vendoshmeri në drejtim të ndërtimit të një vendi që do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Bashkëpunimi midis dy vendeve, tha ai, duhet të forcohet edhe në kuadër të dimensionit mesdhetar, meqë të dy vendet janë vende mesdhetare.

Ministri Haxhinasto dhe Ministri Libian i Punëve të jashtme, diskutuan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, dhe u ndalën veçanërisht në çështjen e njohjeve të reja për shtetin e ri të Kosovës. z. Haxhinasto i kërkoi z. Ashur Ben Khaial që Libia të marrë një vendim miratues ndaj njohjes së Kosovës, duke nënvizuar se një gjë e tillë do të ketë ndikim pozitiv në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.

Gjatë vizitës në Tripoli, Ministri Haxhinasto pati një takim edhe me Kryetarin e NTC (Këshillit Kombëtar të Tranzicionit), z. Mustafa Abduljalil. Në këtë takim Ministri Haxhinasto nënvizoi vullentin e Qeverise shqiptare për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për të asistuar popullin libian në këtë periudhë të vështirë dhe të rëndësishme. Z. Jalil falënderoi për mbështetjen e Shqipërisë dhe nënvizoi se ky bashkëpunim në fushën e shëndetësisë mund të orientohet në drejtim të trajtimit mjekësor të të plagosurve. Po ashtu, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se duhet të krijohet një komision i përbashkët për të evidentuar fushat e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe të forcohet bashkëpunimi midis komuniteteve të biznesit, duke organizuar një forum biznesi. Z. Haxhinasto theksoi se Qeveria Shqiptare mbështet integrimin e Libisë në proceset e bashkëpunimit të Mesdheut.

Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit folën dhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër z. Haxhinasto i përsëriti kreut të Këshillit Kombëtar Tranzitor të Libisë kërkesën për njohjen e shtetit të ri të Kosovës, duke theksuar se ky hap do ndikojë pozitivisht në rajonin e Ballkanit.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën