Hazizaj: 100 mijë fëmijë në varfëri
ministria s'ka parashikuar buxhet

Hazizaj: 100 mijë fëmijë në varfëri<br />ministria s'ka parashikuar buxhet
Përfaqësues të shoqatave të ndryshme në vend janë ankuar sot në Komisionin e Punës dhe Çështjeve sociale se ata nuk janë thirrur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për tu konsultuar lidhur me buxhetin e 2016. 

Per kreun e CRCA Altin Hazizaj numri i fëmijëve që jetojnë në varfëri ekstreme është 100 mijë e Ministria nuk ka parashikuar në buxhet as shërbimet e emergjencës për mbrojtjen e fëmijëve.

"100 mijë fëmijë të varfër dhe në situatë ekstreme varëfërie në Shqipëri. Buxheti i vitit 2016 nuk i jep zgjidhje këtij problemi. Bindja jonë si Qendra për të Drejtat e Fëmijëvë në Shqipëri është që buxheti i vitit 2016 i ka harruar këta 100 mijë fëmijë, kjo është e vërteta e hidhur. Ne sot publikisht kërkojmë përpara mediave sigurisht deputetëve që janë prezent që buxheti i vitit 2016 të gjejë një zgjidhje që në fakt është shumë e thjeshtë"-tha Hazizaj.

altin hazizi
Altin Hazizaj

Kreu i KSSH Kol Nikolla kërkoi rritje për pagën minimale në vitin 2017.

"Por një tjetër shqetësim u ngrit edhe për pagat e punonjësve ku në komision u kërkua që gradualisht deri në vitin 2017 paga minimale të arrijë në 30 mijë lekë të rinj.
vëretja jonë e qënësishme për këtë buxhet është se ndoshta është i vetmi buxhet që nuk parashikon rritje page. rritjen e pagës minimale detyrimisht duhet në Shqipëri që të rritet paga minimale për ti paraprirë konsumit dhe për të frenuar krizën ekonomike. Duke filluar nga 1 Janari që vjen 2017 të gjitha pagat të fillojnë me pagë minimale 300 mijë lekë"-
tha Kol Nikolla presidenti i KSSH.

kol nikolla
Kol Nikolla

Sinan Tafaj kreu i shoqatës së të verbërve tha se prej 1990 për këtë kategori nuk është dhënë asnjë fond e se minimalisht i duhen 40 miliom dollarë për të përballuar shpenzimet.

sinan tafaj
Sinan Tafaj

Për deputetët e djathtë të komisionit është e papranueshme që nga Ministria nuk janë thirrur për konsultim shoqatat.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve