HEC-et Fierzë, Koman, Vau Dejës
 nën kontroll,  portat të mbyllura

TIRANE - Reshjet e ditëve të fundit të cilat kanë krijuar situatë emergjence në jugun e Shqipërisë kanë rritur dhe kuotat e hidrocentralevë në vend.

Ministria e Energjetikës deklaron se situata deri në këto momente në hidrocentralet kryesore të vendit është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik.

Sipas të dhënave zyrtare niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është në kuotën e 289.83 m, në hidrocentralin e Komanit në niveli i ujit ndodhet në kuotën e 171.93 m.

Dhe pse afër pikës maksimale nën kontroll ndodhen dhe kuotat nën hidrocentralin e vaut të dejës në nivelin e 74.36 m.

Deri në këto momente hidrocentralet punojnë me kapacitet të plotë dhe ende asnjë nga portat emergjente të shkarkimit nuk është hapur.

Kuotat në Hidrocentrale
Fierzë 289.83 m
Koman 171.93 m
Vau Dejës 74.36 m

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bilbao përmbys 3-1 Romën dhe e eliminon nga Europa League

VIDEO/ Bilbao përmbys 3-1 Romën dhe e eliminon nga Europa League