Ndërsa ka prezantuar Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social të projektit hidroenergjetik mbi lumin Devoll, ministri Gjiknuri theksoi se, qeveria do të mbështesë të gjithë investitorët që kanë marrë licencë për HEC-et dhe kanë kryer investime.
“Investimi ne kaskadën e Devollit do të kushtojë 800 mln dollarë. Investimi është me shumë interes për investitor e huaj. Në rajon po shikohet ndërtimi i veprave madhore. Do të inkurajohen ata që ndërtojnë HEC-e. Por ata që i mbajnë licencat kot, do t’u hiqen dhe licencat do të bëhen me konkurrim. Licencat dhe investimet që nuk janë vënë në punë do të anulohen dhe nuk kanë vlerë”, tha Gjimnuri.
Gjithashtu ministri Gjiknuri theksoi se do të hapen konkurse të reja për licencat e HEC-eve, që do të hiqen.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)