HEC-et në Valbonë, banorët i
drejtohen gjykatës: Të anulohen

HEC-et në Valbonë, banorët i<br />drejtohen gjykatës: Të anulohen
Ndërtimi i hidrocentralit në Luginën e Valbonës përfundon në gjykatë. Janë banorët e kësaj zone të cilët kanë depozituar padi në gjykatën administrative nga ku kërkojnë anulimin e koncesionit për të ndërtuar HEC-e mbi lumin e Valbonës dhe luginën në këtë zonë.
 
Banorët e prekur i përkasin fshatrave Rrogam, Valbonë, Dragoni, Cerem dhe 27 prej tyre janë paraqitur në seancën e parë në gjyq.
 
Sipas banorëve dhe përfaqësues së tyre shtetases amerikane që prej vitesh jeton në këtë zonë Catherine Bohne Selimaj nuk mund të presim më për të ndaluar shkatërrimin e trashëgimisë natyrore dhe të ardhmes ekonomike.
 
Gjatë gjashtë muajve të kaluar, kemi përjetuar zhurma gjatë gjithë ditës, dhe aktualisht edhe gjatë natës, që vijnë nga shkatërrimet e shkaktuara nga buldozerët dhe përdorimi i dinamitëve në Luginën e Valbonës, e cila është një nga zonat që njihet për biodiversitetin më të lartë të Europës Juglindore, por edhe shtëpia jonë.
 
E vetmja që hesht është Tirana. Nuk mund të presim më për të ndaluar shkatërrimin e trashëgimisë tonë natyrore dhe të ardhmes tonë ekonomike
” shprehet Catherine Bohne Selimaj.
 
Kjo është padia e dytë në administrative ku kundërshtohet ndërtimi i një vepre energjitike pasi 1 javë më parë e njëjta gjykatë vendosi të anulojë koncesionin mbi basenin e lumit Vjosë ku më parë ishte caktuar ndërtimi i një hidrocentrali.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv