HEC-et në Valbonë, Rama:
Të kushtëzuar nga arbitrazhet

HEC-et në Valbonë, Rama:<br />Të kushtëzuar nga arbitrazhet
Në Luginën e Valbonës do të ndërtohen 11 HEC-e, por qeveria nuk mund të mbyllë kontratat e lidhura nga qeveria Berisha, sepse duhet të paguajë në arbitrazhe kombëtare.
Kryeministri ka replikuar me komentuesit në rrjetin social Facebook, duke u dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre, mes të cilave dhe për HEC-et në Valbonë.

Në një prej postimeve të Ramës, një qytetar shkruan: “E vertete qe HEC-et jane firmosur ne kohen e Berishes, por kjo smund te jete alibi per ju.... Shumica ju votoi pikerisht se nuk donte te qeverisej me nga Berisha e vendimet e tij. Ndaj, nese doni te mbeteni ne histori, duhet te prishni kontratat me perfaqesuesit e HEC-eve ne Valbone, e, madje le ti demshperbleni nga taksat tona, nese vetem kjo eshte zgjidhja. Me mire te na ikin ca leke duke mbrojtur Valbonen, se sa te shkojne ne xhepat e politikaneve... Artistet dhe populli jane bashke: Mos ma prek Valbonen!”

Edi Rama: Kemi anulluar plot e plot, por jo pasi jane mbyllur kontratat sepse per nje kontrate te mbyllur, shteti duhet te paguaje ne arbitrazhe nderkombetare shume me teper se sa çfare mund ta imagjinosh ne endrren me te keqe😱

valbona


Vendimi per HEC-et nga qeveria Berisha
Vendimi për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës është miratuar nga qeveria më 16 gusht të vitit 2013, pak muaj para se qeveria e djathtë të linte pushtetin që në zgjedhjet e 23 Qershorit u fituan nga e majta. Kjo është një kopje e vendimit me firmën e kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha lidhur me ndërtimin e HEC-ceve në Valbonë.

Rezulton të jenë dhënë 3 kontrata konçesionare të cilat parashikojnë ndërtimin HEC-eve në lumin e Valbonës. Të tre kontratat konçesionare janë nënshkruar dhe miratuar gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike. Ato janë firmosur respektivisht nga Genc Ruli dhe Eno Bozdo përkatësisht në cilësinë e Ministrit dhe zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Njëra prej kontratave konçesionare ka marrë lejen e ndërtimit nga KKT në vitin 2012. Kontrata e dytë ka marrë lejen e ndërtimit nga KKT në vitin 2014 ndërsa kontrata e tretë ende nuk ka leje ndërtimi të miratuar nga KKT-ja.

Kontrata e parë e firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqëria “TPLANI” sh.p.k. 

Hidrocentrali “Valbona” do të ndërtohet në lumin e Valbonës, rrethi Tropojës, me këto karakteristika: Kuota e veprës së marrjes 865 m dhe kuota e godinës së centralit 824 m. Fuqia e instaluar 2300 kW ndërsa prodhimi vjetor i energjisë 11,028,240 kWh.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), me vendimin Nr.1, datë 07.04.2012 ka miratuar “Studimin Urbanistik Pjesor, Leje Sheshi dhe Leje Ndërtimi për Hidrocentralin “HEC Valbonë”, Komuna Margegaj, Qarku Kukës.

Kontrata e dytë: E nënshkruar më datë 27/07/2009, bazuar mbi V.K.M nr.753, datë 07.11.2007 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me konçesion të hidrocentralit Dragobia”. (http://qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2007/PDF-2007/155-2007.pdf)

Kontrata është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqëria “Gener 2” sh.p.k. Sipas kontratës, hidrocentrali Dragobia do të ndërtohet në Lumin e Valbonës, rrethi Tropojë, me këto karakteristika:

Kuota e veprës së marrjes: a) Në përroin Çeremit 963 m; b) Në lumin e Valbonës 573 m; c) Në përroin e Matinës 850 m; d) Në përroin e Milloshit 1000 m ndërsa kuota e godinës së centralit 535 m.

Fuqia e instaluar 22760 kW ndërsa prodhimi vjetor i energjisë 116,014,456 kWh.

Këshilli Kombëtar i Territorit P(KKT), në datën 08.04.2014 ka miratuar vendimin Nr.6 për miratimin e Lejes Zhvillimore komplekse për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, komuna Margegaj, Qarku Kukës.

Kontrata e tretë: E nënshkruar në datën 15.08.2013 nga zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Enno Bozdo dhe shoqëria koncesionare “Valbona Project Company” sh.a.

Më datën 16.08.2013, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë vendimin Nr.680 “Mbi miratimin e kontratës së koncesionit, të formës BOT, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Shoqërisë Valbona Project Company” shpk për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbona. 

Karakteristikat teknike: Fuqia e instaluar 51040 KW dhe prodhimi vjetor 245 726 989 KWH. Hidrocentralet që projektohen të ndërtohen në Valbonë dhe përrenjtë e saj janë:

HEC- 9A Valbonë; HEC- 9 B Otergi i Dragobisë; HEC-13 Otergi i Kaut; HEC-10 Valbonë; HEC-11 Valbonë; HEC-14 Shudenica në malin Potkuq; HEC-15 Shudenicës; HEC-12 Valbonë dhe HEC-16 Shpella e Kaurit.
valbona
(Vendimi për HEC-et me firmën e Sali Berishës)

berisha hecet valbona

berisha hecet valbona

Qindra miliona euro humbje nga Arbitrazhet

Cështja e arbitrazheve pas kontratave të zhbëra i ka sjellë qeverisë shqiptare humbje në qindra miliona euro.

Me ardhjen në pushtet të së majtës në 2013, lindën përplasjet me kompanitë e huaja koncesionare të kontraktuara nga qeveria e mëparshme. Karakteristikë e zgjidhjes së këtyre çështjeve ka qenë zgjidhja me pajtim, të argumentuara si zvogëlim i pasojave të mundshme financiare.

-Kështu, çekët e Kompanisë së Shpërndarjes CEZ, paditën shtetin në Arbitrazh dhe kërkuan 103 milionë euro dëmshpërblim. Në këto kushte, duke llogaritur se bllokoheshin rreth 200 milionë dollarë investime në energjetikë nga BB dhe duke pasur parasysh se gjyqi vazhdonte me vite, por edhe shanset e pakta për të fituar, qeveria “Rama” vendosi t’u shlyejë çekëve 95 milionë euro me këste në këmbim të kalimit të 75 për qind të aksioneve të blera.

-Një çështje tjetër, që u mbyll me pajtim ishte koncesioni i skanerit në dogana dhënë kompanive “Rapiscan” dhe “S2Albania”. Koncesionari i huaj i kërkoi qeverisë shqiptare 359 milionë euro dëmshpërblim në bazë të kontratës së miratuar në Parlament nga të djathtët dhe qeveria “Berisha”. Pas shumë negociatave çështja u mbyll me pajtim me ndryshimin e tarifave të kontratës.

-Mosmarrëveshje i zgjidhur me pajtim në Arbitrazh është edhe me kompaninë kroate “Dalekovod”, por qeveria ka marrë përsipër t’i paguajë 6.8 milionë euro. Vendimi i OST dhe qeverisë u argumentua si mbyllje e konfliktit që zë fill me tenderin e ndërtimit të linjës së transmetimit të energjisë me Malin e Zi.

-Një konflikt ku qeveria, përveç hetimeve për pastrim të parave të paligjshme, ka investuar jo pak, por rreth 2 milionë euro për studiot ligjore, është me biznesmenin italian, Becheti. “Albaniabeg ambient”, e përfaqësuar nga Angelo Novelli and “Costruzioni S.R.L.” (të dyja në pronësi të Francesko Becchetti-t)kanë hedhur në gjyq qeverinë shqiptare, duke i kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim për mosrespektim të kontratës për djegien e plehrave të sjella nga Italia, duke prodhuar energji nga impianti termovalorizator. Ndërsa gjyqi tjetër ka të bëjë me (mos) ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi Vjosë nga kompania “Hydro Srl” (në pronësi të Becchett-it). Shtetit shqiptar i kërkohet të paguajë një shumë prej 10 milionë eurosh për TVSH-në e paguar lidhur me këtë projekt.

- Padia më e madhe e bërë në Arbitrazh ndaj Shqipërisë është bërë nga kompania ndërkombëtare e prodhimit të naftës “Sky Petroleum”, e cila ka kërkuar një dëmshpërblim prej 800 milionë dollarësh. Angazhimi i saj ishte kërkimi i naftës në tre blloqe, përfshirë Dumrenë, por u ndërpre nga AKBN për shkak të mosplotësimit të kushteve të kontratës.
Në këtë fushë qeveria operon me kontrata afatgjata të quajtura “kontrata hidrokarbure”, ku si pasojë e formulimit të keq, vazhdon që shteti të marrë fitime të pakta nga pasuria natyrore.

Në vitin 2014, Ministria e Industrisë dhe Agjencia e hidrokarbureve morën për asistencë studio ligjore ndërkombëtare për prishjen e një kontrate me një kompani të huaj e cila nuk kishte plotësuar kushtet.

Në vitin 2015, u ashpërsua konflikti me kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”, e cila nuk ishte dakord me rreth 50 milionë dollarë taksa që Tatimet kërkonin të paguheshin. Por ne vitin 2016, shteti shqiptar u detyrua te terhiqej nga pretendimi dhe do i ktheje shumen Bankersit, ne disa vite.


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg