HEC-i Ashtës nis prodhimin, KESH
ndërpret importin e energjise
Ka hyrë në proces prodhimi, pas një periudhe ndërtimi prej tre vitesh, HEC-i Ashta, i fundit mbi kaskadën e Drinit, i ndërtuar me koncension.
Ka hyrë në proces prodhimi, pas një periudhe ndërtimi prej tre vitesh, HEC-i Ashta, i fundit mbi kaskadën e Drinit, i ndërtuar me koncension. Më parë, HEC-i ishte planifikuar të ndërtohej në Bushat. Në përfundim të periudhës koncensionare 35-vjeçare, ky HEC do t’i kalojë në pronësi Republikës së Shqipërisë.
Hidrocentrali i Ashtës i ndërtuar përgjatë 30 muajve të fundit në veri të Shqipërisë, në afërsi të Shkodrës është investimi më i madh në 30 vitet e fundit në tregun shqiptar të energjisë. Në hidrocentralin e Ashtës pritet të 240 milionë kwh energji elektrike, duke siguruar kështu furnizimin me energji të rinovueshme për 100. 000 familje shqiptare.
Ndërkohë, nga KESH është njoftuar se aktualisht po gjenerohen rreth 26 milionë kilovatorë në ditë, nga të cilat 9 milionë eksportohen me një vlerë tregu 55–65 euro për megavatorë. Hidrocentralet e mëdhenj punojnë me kapacitete të plota. Niveli në liqenin e Fierzës arrin në 293.36 metra dhe prurjet në 480 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit arrin në 170.56 metra, ndërsa prurjet anësore sjellin 270 metra kub ujë në sekondë.
Niveli në liqenin e Vaut të Dejës arriti 74 metra dhe prurjet anësore 70 metra kub në sekondë, ndërkohë, që shkarkimet nga porta e hidrocentralit të Komanit arrijnë në 300 metra kub ujë në sekondë, ndërsa nga Vau i Dejës në 500 metër kub në sekondë. Sipas KESH-it, është ndalur importi i energjisë pasi CEZ ka nisur të mbulojë nevojat për energjinë e humbur në rrjet.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23