HEC-i mbi Vjosë, ambientalistët:
Konsultat jo me banorët e zonës

HEC-i mbi Vjosë, ambientalistët:<br />Konsultat jo me banorët e zonës
Kundërshtimi i ndërtimit të HEC-ve në Lumin e Vjosës përmes rrugëve ligjore dhe protestës ka qenë diskutimi që mblodhi bashkë qytetarë, ambientalistë dhe përfaqësues të medias.

Marjon Murataj, banor i fshatit Kutë, tha se konsultimet dhe miratimi për projektin e HEC-it në Poçem, janë bërë jo me banorë të komunitetit të Vjosës. Murataj shtoi se do të vijojnë me protesta nëse nuk bëhet anulimi i plotë i konçensionit për ndërtimin e këtij HEC-i.

"Nuk erdhi njeri që të konsultohej me ne për projektin që kishin. Ata s'kanë qenë fare banorë të luginës së Vjosës, intervista dhe dëgjesa false. Ne do merremi me protesta, pasi i gjithë komuniteti është kundër", u shpreh Murataj. 

Në gjykatë dhe dosja për HEC-in e Bënçës
Olsi Nika, drejtues i Eco Albania, tha se krahas çështjes së Poçemit, po bëhet gati për t'u dorëzuar në gjykatë edhe dosja HEC-it të Bënçes.

"I kemi provuar të gjitha mënyrat edhe përsa i përket Bënçes. Jemi duke bërë gati të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të evidentuar shkeljet ligjore që kompania që po punon aty së bashku me autoritetet publike kanë bërë në kuadër të këtij procesi për koncesionimin dhe zbatimin në terren", tha Nika. 

Një total prej 42 HEC-esh janë parashikuar në Lumin e Vjosës.

Në 2 maj, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi ndërprerjen e punimeve në Hidrocentralin e Poçemit, vendim që është apeluar nga Ministria e Energjisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!