HEC-i në Poçem, bie koncesioni
Gjykata: Ndikon në mjedis

Gjykata Administrative ka shfuqizuar urdhrin për dhënien e koncesionit për hidrocentralin në Poçem, në Vjosë. 
 
Këtë vendim gjykata e ka dhënë me argumentimin se nuk është respektuar procedura për vlerësimin e projektit si do të ndikonte në mjedis dhe agjencisë shtetërore përjashtuan publikun nga ky proces.
 
Gjykata argumentoi se s’janë bërë fare dëgjesa publike dhe s’është bërë fare vendosja e tabelave gjatë nisjes së projektit të hidrocentralit.
 
Sipas gjykatës Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shkelur ligjin dhe deklarata mjedisore e lëshuar nga Ministria e Mjedisit, që është lëshuar në vitin 2014 është i pavlefshëm.

Banorët e Luginës së Vjosës kanë protestuar herë pas here për dhënien e koncesionit të Hidrocentralit te Poçemit mbi lumin Vjosë. Në një protestë të vitit të kaluar, grupe banorësh bllokuan segmentin e rrugës kombëtare që lidh Levanin me Tepelenën, duke kërkuar nga qeveria që të anulojë planet për ndërtimin e Hidrocentralit.
 
gjykata pocem
(Gjykata Administrative gjatë dhënies së vendimit)

Ministria Energjetikës shpalli më 2016 vendimin për dhënien me koncesion 35-vjeçar për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa, te një kompani turke. Sipas projektit, Hidrocentrali i Poçemit parashikohej të kishte fuqi të instaluar prej 99.5 m, dhe prodhim vjetor prej rreth 305 milionë kwh. Nëse do ndërtohej, Poçemi do të bëhej hidrocentrali i dytë më i madh i dhënë me koncesion për nga niveli i prodhimit, pas projektit të Kaskadës së Devollit.
 
Sipas kompanisë turke që fitoi koncesionin, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të kushtojë rreth 101 milionë euro.
 
Hidrocentrali i Poçemit ishte një nga 8 hidrocentralet e parashikuara në Lumin Vjosë.
 
Sipas një koalicioni të gjerë të Organizatave Mjedisore ndërtimi i digave në Poçem dhe Kalivaç si dhe hidrocentraleve të vegjël në degët e Vjosës si Lengaricë, Bënçë, Shushicë, Kardhiq, Picar etj, do t’i jepte fund vizionit për një Park Kombëtar në rrjedhën e Vjosës.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve