Kryeministri Edi Rama
Kyeministri Edi Rama thotë se opozita hedh bomba molotov tek xhamia, me pretekstin që do rrëzojë narkoshtetin.
Lidhur me shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas, Rama tha se është rrëshqitje gjeologjike.
"Çfarë bombardimi bëhet mbi retinat e syve të shqiptarëve, që haberet e pazarit i marrin nga celulari. Pa llogaritur këtu ata të verbrit që e çajnë rrugën e jetës me shkopin e kryeplakut të botës së gënjeshtrave, dhe hedhin bombë artizanale te xhamia që të rrëzojnë narkoshtetin. Ekonomia rritet, e rrit korrupsioni, buxheti i shtetit rritet, e rrit korrupsioni, pagat rriten, i rrit korrupsioni. Edhe negociatat i hap korrupsioni. Edhe kapitujt i hap korrupsioni. Shqipëria vetë rritet në çdo drejtim falë korrupsionit. Ka disa ditë që po bëhet nami nga tenxheret, një rrëshqitje e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas. Një rrëshqitje shumë më dramatike është në anën tjetër kufirit, në një autostradë nga më të rejat e Greqisë. Tenxheret e Greqisë, nuk janë pa presion. Nuk e kam kapur në asnjë lloj ngjashmërie, me këtë lemeri këtu, që edhe token e lëviz korrupsioni. Në atë aks po bëhet një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës. Ju kujtohet rrëshqitja e rrugës Korçë-Ersekë. Brenda afatit u riparua totalisht me fondet e sipërmarrësit, rruga sot është e shqiptarëve. Këto nuk janë gjëra që ndodhin vetëm këtu. Në Suedi, Itali, Greqi, janë çështje gjeologjike. Këtu jo, janë çështje të korrupsionit", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Grupi i PS/ Rama 'lumë' kritikash drejtësisë: Nuk e prekim pavarësinë! Ja 7 çështjet për të cilat do të ndërhyjmë, marrim ‘ok’ nga KE (VIDEO)












