Pas deklaratave të Timoshuk që Hejnkes është me 99%  trajner i Realit të Madridit ka reaguar edhe vetë protagonisti duke e kaluar me një të qeshur që linte shumë për të kuptuar.

“Nuk e di se ku e ka marrë informacionin Timoshku që unë do të jem trajner i Realit me 99%. Unë akoma nuk kam folur për të ardhmen time,

pas përfundimit të finales së Kupës së Gjermanisë, në muajin qershor do të flas edhe për të ardhmen” deklaroi tekniku.

Në rast se nuk do të shkojë Anceloti te Reali, atëherë Hejnkes do të marrë frenat e ekipit.

Ndërsa një tjetër alternativë është edhe Andreas Villas Boas, i cili mund të merrte në Madrid dhe Bale nga Anglia.



d.b/shqiptarja.com