Hektor Mushi nuk justifikoi dot pasurinë, KPA e Vettingut lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit! Detajet e dosjes (VENDIMI)

Hektor Mushi nuk justifikoi dot pasurinë, KPA e Vettingut lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit! Detajet e dosjes (VENDIMI)

Hektor Mushi, prokurori i shkarkuar nga KPA

Tiranë- Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e shkallës së parë për prokurorin Hektor Mushi.

Vendimi është shpallur ditën e sotme. Ankimimi ishte bërë nga vetë prokurori.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte vendosur më 15 Dhjetor të vitit të kaluar për shkarkimin nga detyra të magjistratit Mushi, i cili nuk mundi të vërtetojë pasurinë e tij dhe të kalojë kështu procesin e Vettingut.

Mushi u përball më 13 dhjetor me KPK-në, ku gjatë seancës dëgjimore mësohet se dha shpjegime për problemet e konstatuara në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Sipas Komisionit, është konstatuar pamundësi financiare e prokurorit për të blerjen e vitit 2004 të një apartamenti me sipërfaqe 92.3 m2, në Pogradec për çmimin rreth 2 mln lekë, të shënuar në deklaratën për vettingun, një shumë të konsiderueshëm prej 1.5 mln lekëve, si të dhuruar nga vëllai emigrant.

Prokurori Hektor Mushi ka punuar fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe në vitin 1995 është emëruar si prokuror në Elbasan. Në vijim është transferuar në Pograddec dhe në 2007-ën është rikthyer në Elbasan ku dhe e ushtronte detyrën, deri në momentin e shkarkimit.

Vendimi i KPA-së:

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 11/2024, datë 21.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Mushi, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 725, datë 15.12.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 725, datë 15.12.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hektor Mushi.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 31.10.2024, në Tiranë”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 31/10/2024 17:50

    Kure do e kuptoin njeezit ne shqiperi qe keta qe jane ne pushtet majtas dhe djthtas jane njelloi hajdut i madhe apo hajdut me ekperience

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Halloween në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e presidentit Biden maskohet si panda

VIDEO/ Halloween në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e presidentit Biden maskohet si panda