Hekuran Mara, autori i parë që futi
elementët e privatizimit në Shqipëri

Hekuran Mara, autori i parë që futi<br />elementët e privatizimit në Shqipëri
TIRANE- Akademiku Hekuran Mara që nga viti 1952, i njohur si një nga autorët kryesorë të zhvillimi të shkencës shqiptare në fushën e ekonomisë, arriti të bëhej edhe një analist i dy sistemeve ekonomike të kapitalizmit e të ekonomisë të centralizuar. Idetë e tij për futjen e elementëve të ekonomisë së tregut, nuk gjetën terren në vendimmarrësit e centralizimit absurd të ekonomisë, kështu që akademik Mara i paragjykuar për futjen e elementëve të privatizmit, barti mbi vete rrezikun e cilësimit si aplikant i modelit të ekonomive të vendeve “revizioniste”.

Për akademikun e shquar dhe profesorin e nderuar dhe shkencëtarit e pasionuar në fushën e ekonomisë, Hekuran Mara, dje në Akademinë e Shkenvace të Shqipërisë u zhvillua një përkujtimore si shenjë vlerësimi për karrierën e tij dhe kontributin si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga viti 1984 deri në vitin 1993.

Hekuran Mara ndërroi jetë më 21 korrik 2007. Akademiku Hekuran Mara lindi në Mborje të Korçës në vitin 1925. Ai i përket një brezi njerëzish që ishin dëshmitarë dhe veprimtarë aktivë të ngjarjeve historike të gëzueshme ose të dhimbshme, të cilat sollën ndryshime të mëdha në jetën e vendit. Me mbylljen e Liceut të Korçës, ai ndërpreu studimet dhe u hodh në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Pas Çlirimit përfundoi Liceun dhe fillon studimet e larta për ekonomi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës.

Ai është ndër studentët e rrallë që i përfundoi ato në vitin 1952 me rezultate të shkëlqyera duke merituar medaljen e arit. Akademiku Hekuran Mara të gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit të lartë dhe veprimtarisë shkencore. Të gjitha funksionet që ka pasur, si përgjegjës katedre, Dekan i Fakultetit  Ekonomik në Universitetin Shtetëror të Tiranës, nën Kryetar i Akademisë së Shkencave, anëtar i Kryesisë së Komisionit të Planit të Shtetit, anëtar i Arbritrazhit të Lartë, anëtar i Komitetit të Shkencës e Teknikës, president i Qendrës së Studimeve Ekonomike e Sociale, kryetar i Bordit të Institutit të Ekonomisë në Akademinë e Shkencave etj., i kreu me përgjegjësi dhe përkushtim shembullor.

Ai ishte autor dhe bashkautor i shumë punimeve me vlerë shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit, si tekstet bazë të teorisë së ekonomisë, teksteve: Periudha e Kalimit në RPSH, Privatizimi në Shqipëri dhe efektiviteti i ndërmarrjeve të privatizuara, State enterprise restauring in Bulgaria Romania and Albania, Emigrimi i elitës intelektuale nga Shqipëria gjatë periudhës së tranzicionit etj. Akademiku Hekuran Mara ka përfaqësuar me dinjitet shkencën shqiptare në shumë konferenca kombëtare si në Britaninë e Madhe, në Francë, në Spanjë, në Peru etj.

Për meritat e tij në fushën e veprimtarisë kërkimore shkencore dhe pedagogjike, akademik Hekuran Mara mori titullin profesor në vitin 1970, au bë anëtar i Akademisë së Shkencave që në krijimin e saj dhe u dekorua me shumë medalje dhe urdhëra si ““Urdhëri i Punës” klasi i I-rë, Urdhëri “Naim Frashëri” Klasi i I-rë, dhe Urdhëri “Flamur i Kuq i Punës” Klasi i I-rë. Ai është Doktor nderi i Universitetit Kombëtar të Limës (Peru).
Akademik Hekuran Mara ishte njeri me virtyte të larta, kërkues ndaj vetes e të tjerëve, i ndershëm dhe korrekt.

Ai ishte kundërshtar i konformizmit dhe nuk i fshihte pikëpamjet e tij kritike për programe dhe zgjiodhje ekonomike. Ndonëse u godit rëndë, ai asnjëherë nuk u ligështua dhe përballonte me dinjitet shkencor çdo detyrë që shtrohej për zgjidhje.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin