Helen Mirren, 69-vjeçarja imazhi i
ri L’Oreal që mahnit me natyralitet

Helen Mirren, 69-vjeçarja imazhi i<br />ri L’Oreal që mahnit me natyralitet
E bukur, e vërtetë dhe me shenjat e kohës së kaluar gjatë një jete të jetuar me intesintet.



E kush më mirë se aktorja 69- vjeçare Helen Mirren për të qenë imazhi i radhës i kompanisë së njohur të kozmetikëve “L’Oreal”.



Ky lajm është komentuar në të gjithë mediat e huaja pikërisht për faktin se aktorja fituese e çmimit Oscar, Mirren nuk ka bërë asgjë për të mbuluar vitet në portretin e saj, ndryshe nga shumë personazhe të tjera të njohura, të cilat kanë bërë ndërhyrje të ndryshme për të mbuluar shenjat e viteve që kalojnë.



Madje aktorja e talentuar është përpjekur disa herë të presë vetë flokët e saj dhe shkon në parukeri vetëm një herë në vit.

Gjithashtu ajo nuk bën ushtrime fizike për të mbajtur trupin në formë. Me portretin e saj Helen Mirren do të jetë imazhi i kësaj kompanie për linjën e kozmetikëve “Age Perfect”.



Disa nga emrat e tjerë të cilat kanë qenë imazh i kompanisë franceze L’Oreal para saj janë: Blake Lively 27 vjeçe, Lara Stone 30 vjeçe etj.

Megjithatë Mirren nuk është aktorja e vetme në këtë moshë që është bërë imazhi i kompanisë për linjën e kozmetikëve të lëkurave për mosha më të mëdha duke kujtuar këtu emra si Jane Fonda, 76 vjeçe dhe Diane Keaton 68 vjeçe.

Për këtë fushatë aktorja e mirënjohur do të fitojë 9 milion sterlina.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

11/4
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)