Helidon Gjergji ironizon fenomenin
Facebook me nënën e Stalinit

Helidon Gjergji ironizon fenomenin<br />Facebook me nënën e Stalinit
Mund të kishte zgjedhur për të bërë ironi me fenomenin Facebook çdo lloj diktatori, por arsyeja pse artisti Helidon Gjergji zgjodhi Stalinin është një lloj lidhje me të kaluarën e tij. “Jemi shqiptarë dhe e kemi vuajtur diktaturën staliniste. Mund të kisha zgjedhur dhe nënën e Hitlerit, Musolinit, Sadamit, etj”, thotë artisti. Helidoni ka zgjedhur figurën e diktatorëve, sepse edhe imazhi i tyre për publikun ishte gjithmonë i kuruar, me një buzëqeshje reklamuese dhe plot ëmbëlsi. Në Facebook kështu ndodh, sipas tij.

“Unë mora një ekstrem në mënyrë që ta bëj të dukshëm këtë problem, që ekziston me Facebook, ose në përgjithësi me rrjetet sociale, me mediat”, thotë Helidoni. Ai ka ekspozuar tri punë në ekspozitën e çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve, që do të qëndrojë e hapur deri më 24 gusht. Puna më e madhe është videoinstalacioni “e-mages”. Përmbajtja e tij është rreth Facebook-ut, rrjeteve sociale. Aty buron ironia sesi rrjetet sociale e shndërrojnë realitetin, që artisti thotë se “është fallco”. Helidon Gjergji të jep të kuptosh se njerëzit për t’i publikuar në Facebook përzgjedhin momentet më të bukura dhe dalin jashtë kontekstit të vërtetë real. Frika e artistit është njësimi i njerëzve, ku të gjithë bëhen të barabartë dhe nuk njihet fytyra e vërtete e tyre.

Vepra e-mages shpaloset me një video-projeksion ku duket Ketevan Geladze, nëna e Stalinit, e cila ka përzgjedhur disa fotografi prej albumeve të familjes saj për t’i “publikuar” këto në Facebook. Ndërsa vërejmë se “e-mages” shoqërohet me një vals nga Shostakovitch, që ishte kompozitori i oborrit të Stalinit. Është një muzikë që duket se i shkon këtij videoinstalacini, ose ndryshe këtij publikimi të sheqerosur në facebook. Helidon Gjergji fenomenin Facebook e ka përjetuar emocionalisht dhe e ka përkthyer filozofikisht në art për ta parë me vëmendje edhe shikuesit këtë fenomen global. Është një statistikë në Amerikë që nga 8-11 orë njerëzit i harxhojnë para një ekrani. “Pra ne kthehemi vetë në qenie dydimensionale, humbim realitetin tonë.

Por realiteti është zevzek, të kthehet dhe të vret. Është një realitet jo i vërtetë, është hiper-realitet”, thotë thotë Helidon Gjergji për atë çfarë njerëzit kuptojnë duke naviguar për një kohë të gjatë në Facebook. Ndërsa ka projektuar një video, siç thotë ai pak ironike. Ironia e artistit është shumë inteligjente, duke marrë si personazh nënën e Stalinit (ajo nuk është më në këtë jetë, por po të ishte..., sigurisht do të hapte një adresë në Facebook dhe në të do të publikonte fotografitë e familjes së saj, por jo me aktivitetet politike, kryesisht me imazhe familjare, në çaste gëzimi apo dhe trishtimi). Dhe duke e kthyer këto imazhe në ekran ai Helidoni sjell përmes videos imazhin e rrjeteve sociale. Sigurisht ajo që e lëvdon gjithmonë fëmijën e saj është mamaja.

Ndaj është ironike kur Stalini ky diktator i egër bëhet një figurë pozitive. “Nëna e shikon si një ‘engjëll’ si të gjitha nënat, por ne e dimë kush është Stalini”, thotë Helidon Gjergji duke na shpjeguar më qartë mesazhet që vijnë nga “e-mage. Ndërkohë Videoja tjetër është një “Pixture TV”, që është një televizor i vjetër ku ndërrohen kanalet vazhdimisht dhe krijohet një situatë abstrakte. Nuk punon mirë dhe abstrakton çdo imazh të televizorit, kthehet në diçka estetike dhe humbet përmbajtjen. Videoja e tretë është “The Blue Danube" që ka të bëjë me realitetin dhe çfarë fshihet pas tij. Gjergji pohon se është një hidraulik që vjen dhe diagnostikon sistemin e ujërave të zeza në shtëpinë e tij. Ndërkohë në video ai duket poetik, por ja që lidhjet e tij janë me ujërat e zeza. Kësaj videoje artisti ironikisht i ka vënë muzikën e Shtrausit, “Danubi Blu”.
 
stalini

Jeta e artisti shqiptar Helidon Gjergji në Bruklin
 
Helidon Gjergji jeton në Bruklin, në një lagje të Nju Jorkut. Këtë herë falë ftesës nga drejtoria e GKA-së ai është kthyer me shumë dëshirë në Shqipëri, por nuk nguron të thotë se shtysat për të bërë një art të gjallë nuk do mund të ishin këtu si në Amerikë, apo në Bruklin, ku jeton artisti shqiptar. Helidon Gjergji shprehet edhe për mungesa të infrastrukturave të galerive dhe muzeve këtu në Shqipëri. Helidon Gjergji shprehet se për karrierën e tij e kanë ndihmuar edhe një rrjet profesional artistësh ndërkombëtar, ku ai ka mundur të përfaqësohet edhe nëpër bienale.

Në to, jo rrallë herë është takuar edhe me artistët e talentuar shqiptarë si Anri Sala, Artan Shabani, Sislej Xhafaj, etj, etj. Helidon Gjergji është larguar që në vitin 1991 nga Shqipëria. Fillimisht nisi studimet në Akademinë e Arteve në Napoli dhe më pas shkoi të studionte në Nju Jork. Pas diplomimit me master në Çikago, ai është ftuar nga Françesko Bonami, një kurator i njohur, që të merrte pjesë në Bienalen e Tiranës, që u zhvillua në vitin 2001. Që nga ajo kohë ai ka mundur të ekspozohet me veprat e tij së paku tre herë në Tiranë, por kjo është e para ekspozitë e personale që ai çel në Galerinë Kombetare të Arteve në Tiranë. Këtë ai e konsideron si një gjurmë të rëndësishme në jetën e tij. 

stalini























































Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij