Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mblodhi në një takim strukturat e emergjencave civile dhe prefektët.
Gjatë fjalës së saj, Xhaçka ka njoftuar infrastrukturën e re të Forcave të Armatosura, helikopterët e të cilëve janë pajisur me kova të reja me kapacitet 2500 l secila.
Ministrja Xhaçka nuk harroi të përmendë djemtë dhe vajzat që angazhohen në terren në rastet e emergjencave.
Ky kapacitet në fakt është 12 herë më i madh sesa përpjekjet e shkuara. Përtej infrastrukturës dhe kapaciteteve ushtarake, fuqia dhe forca jonë e vërtetë mbeten pa diskutim djemtë dhe vajzat tona në uniformë që zbresin në terren që në momentet e para kur kërkohet ndihma për sigurimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Më tej ministrja Xhaçka kërkoi angazhim më të madh nga pushteti lokal, duke filluar që nga buxheti i bashkive, të cilat duhet të parashikojnë fonde për emergjencat civile.
Pak, për të mos thënë shumë pak, nga 61 bashki në rang territori, kanë vënë në dispozicion për emergjencat 3% të buxhetit të tyre vjetor, siç parashikon ligji. Rezulton se gjatë përballjes së situatave të kaluara, strukturat lokale nuk kishin të përcaktuar drejtuesin e operacionit, siç e parashikon ligji aktual.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Xhacka padiskutim eshte nje nga ministret me te mira ne qeverine Rama . Venua ne sherbim te emergjencave civile te reoartit te helikoptereve eshte jo vetem pamvaresi por dhe kosto me e lure se te oaguash kompanite private per shuarjen e zjarreve . Bravo oer kete impenjim te ministruse ne sherbim te qytetareve
Përgjigju