Helmim nga ushqimi dhe abuzim me alkoolin/ Fluks në urgjencën e Lezhës

Nata e ndërrimit të viteve dhe dita e parë e vitit të ri kanë qenë të ngarkuara në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës. Dhjetra qytetarë janë paraqitur për të marrë në urgjence ndihmë mjekësore gjatë 24-orëve. Por ndryshe nga vitet e tjera nuk ka pasur të lënduar nga fishekzjarrët apo aksidentet rrugore.

Mjekja e urgjencës Jonida Pjetrushaj thotë se fluksi është përballuar me sukses, ndërkohë që nuk kanë munguar rastet e helmimeve apo të abuzimit me alkoolin. Stafi mjekësor vijon të jetë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa është bërë e ditur se urgjenca është e pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës