Helmimet në verë/ 80 raste çdo ditë në QSUT, mjeku: Fast Food-et të bëjnë kujdes me higjienën

Higjena e lartë na mbron të gjithëve nga sëmundjet infektive. Ky është apeli që bën mjeku infeksionist Gent Stroni. Në një intervistë për Report TV mjeku Stroni thotë se rastet e paraqitura në QSUT me probleme të helmimit apo të tubit tretës sa vijnë dhe shtohen, teksa thekson se mos ruajtja e duhur e ushqimeve jep infeksione.

Ne kemi çdo ditë 70-80 raste me gastrointerint. Çfarë do të thotë kjo?! Që kemi probleme të tubit tretës që mund të jetë të pjesës së sipërme dhe që pacienti paraqitet me të vjella, por që kjo mund të vijë prej ushqimeve joadekuate

Mjeku Gent Stroni

Lidhur me këtë situatë mjeku Stroni iu bën thirrje punonjësve të fast food-ve që të jenë shumë të kujdesshëm me higjenën gjatë përgatitjes së ushqimeve për qytetarët.

Ata që punojnë në fast food duhet të jenë shumë herë më të kujdesshëm në lidhje me shërbimet që ofrojnë sepse çdo gjë ka të bëjë me higjenën, qoftë edhe nga duart jo të pastra të personit që bën mbledhjen e tyre, sigurisht që ekziston mundësia që të japin bashkë me ushqimin dhe disa mikroorganizma që mund të kthehet në probleme për jetën apo për shëndetin e pacientit ose personit që po i shërbejnë.

Mjeku Gent Stroni

Rastet me problematika nga ushqimet, por jo vetëm pritet të shtohen gjatë gushtit. Aktualisht QSUT trajton çdo ditë 100-120 pacientë, ndërsa numri i tyre në muajin e ardhshëm pritet të shkojë në 200 persona çdo ditë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK