Mjeku Stroni për Report Tv: Varianti ‘Delta’ mes nesh, mjekët të jenë vigjilentë! Situata e pandemisë e qetë, është arritur imuniteti i tufës! Ka raste infektimi pas dy dozave të vaksinës

Varianti Delta i COVID-19 është prezent në vendin tonë por duhen pritur përgjigjet konfirmuese nga laboratorët referencë jashtë Shqipërisë. I këtij mendimi është mjeku infeksionist Genti Stroni, i cili thotë se janë disa shenja specifike të këtij varianti, ndaj të cilave mjekët duhet të jenë vigjilent.

Fillon si një virozë e zakonshme stinore ku kemi dhimbje koke, një rruf, dhimbje sysh, sy të skuqura, vazhdon më poshtë me një tharje të mukozave të fytit e cila provokon kollën dhe më mbrapa mund të japi edhe situata të tjrea. Pra duhet që mjeku të jetë alert ose të jetë i kujdesshëm që këto shenja mos ti ngelizhojë”-u shpreh mjeku.

Situata e pandemisë vijon në gjendje të qetë, ku mes qytetarëve të vaksinuar dhe atyre që e kanë kaluar virusin, sipas mjekut Stroni është arritur imunitetit tufës.

Duke parë të gjithë të dhënat e pandemisë pretendohet që të kemi arritur imunitetin e tufës ose të masës. Kjo do të thotë që kemi një lajm pozitiv dhe rrjedhimisht rastet që do të preken nga shqiptarët do të jenë raste të cilët ose nuk janë imunizuar, pra nuk kanë bërë vaksinën, ose nuk e kanë kaluar. Pra këto raste deri diku janë zvogëluar, ose këto numra janë zvogëluar dhe mundësia e vaksinimit  që është në proces bën të mundur që keto persona të krijojnë këtë lloj imuniteti, kjo është gjë e mirë”-tha mjeku infeksionist.

Numri i ulët i qytetarëtve që aktualisht janë aktiv me covid, po e kalojnë sëmundjen pa probleme të mëdha por mes tyre ka dhe nga ata që ndonëse kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, janë infektuar me COVID.

Po ekziston kjo lloj mundësie, unë aktualisht kam një rast të tillë, që është një zonjë e moshuar e cila praktikisht po performon në COVID dhe që ka këtë lloj situate. Kjo zonjë pavarësisht faktit që fëmijët e saj janë infektuar dhe prej tyre është infektuar dhe kjo, po e kalon në situatë mirë pra pa u detyruar të shkojë në spital dhe aq më tepër pastaj për të pasur humbje jete”-tregoi mjeku Gent Stroni.

Në Shqipëri janë në total 86 qytetarë të infektuar, pjesa më e madhe në kryeqytet.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin