Të dielën nis vaksinimi masiv me Sinovac, Stroni: Vaksina kineze ofron mbrojtje 100% ndaj vdekjeve

Ditën e diel pritet të nisë vaksinimi masiv në vendin tonë me Sinovac, vaksinën kineze. Mjeku infeksionist Gent Stroni tregon se kjo vaksine ka një efektshmëri shumë të lartë.

“Ne kemi studime të bëra në Turqi që efikasiteti shkon deri në 91% aq sa shkojnë  dhe vaksinat e tjera. Por më kryesorja është që efektshmëria ndaj humbjes së jetës ose ndaj vdekjeve është 100% pra edhe vaksina kineze në rast se aplikohet tek një person jep efikasitetin 100% mbrojtje ndaj vdekjes”, tha mjeku Gent Stroni.

Mjeku Stroni shpjegoi dhe ndryshimet e vaksinës kineze nga llojet e tjera.

“Metodologjia e bërjes së vaksinës ka disa lloje të ndryshme, ku dikush merr një proteinë të virusit dhe e fut në trupin e njeriut, dikush tjetër merr virusin jo aktiv dhe bën të mundur që të mos ketë asnjë lloj problematike në trupin e njeriut ky virusi jo aktiv siç është kinezja. Pra do të thotë që rezultati është i sigurt”, u shpreh mjeku.

Mjeku infeksionist thotë se situata në sezonin e verës pritet të jetë më e mirë.

“Duke parë pjesën e formimit të antitrupave si pasojë e kalimit të virusit, pra atë që ne e kemi thënë shumë shpesh imuniteti tufës dhe së dyti duke parë dhe vaksinimin që po ndodh patjetër që situata e beharit do jetë shumë herë më mirë se sa tani. Nuk pretendohet që do të zhduket, pra që në momentin e parë dhe ne të themi që gjate beharit ne nuk do te kemi njerez të infektuar por ne do të bashkëjetojmë me të për një kohë edhe më të gjatë se kaq”-tha më tej mjeku.

Nëse vaksina anticovid do të aplikohet çdo vit, njëjtë si ajo e gripit, Stroni thotë se kjo është në varësi të kohëzgjatjes së antirupave.

“Duke parë titrin që fillon dhe bie si gjatë sëmundjes ose pas sëmundjes dhe më mbrapa, edhe vaksina nuk mund të mbajë një situatë stabël të antitrupave për një kohë shumë të gjatë. Rrjedhimisht ose do të duhet të bëhet një dozë booster ose do të duhet të rivaksinohet. Me gjasa është që të kemi mundësinë të bashkëjetojmë me sëmundjes dhe njëkohësisht do na duhet edhe vaksinimi për një kohë të gjatë”- shpjegoi mjeku.

Efektet anësore nga vaksinat janë të pakta thotë mjeku, ndërsa këshillon qytetarët që sapo e kanë kaluar virusin, ta bëjnë vaksinën pas tre muajsh.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja