Marianna Budanova, gruaja e shefit të inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, është helmuar. Këtë e bëjnë me dije mediat ukrainase, duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes e Kievit. 

Gruaja u diagnostikua me helmim nga metalet e rënda

"Këto substanca nuk përdoren në asnjë mënyrë në jetën e përditshme dhe në punët ushtarake. Prania e tyre mund të tregojë një përpjekje të qëllimshme për të helmuar një person specifik", thanë disa burime. 

Marianna Budanova ndodhet në spital. Ajo ishte "me shumë gjasa e helmuar nga ushqimi". 

"Ajo tashmë është më mirë", shtuan ata