Heqja e akcizës së naftës për fermerët/ Çuçi për Report Tv: Fatura 1 mld lekë! Skemë për të shmangur abuzimet! Eksportet e produkteve bujqësore rritje me 15-16% në 9 mujorin e fundit

TIRANË- 1 mld lekë është fatura që buron nga skema për bujqësinë dhe që zhvesh nga taksat naftën për fermerët. Kjo llogari financiare për kompensimin e fermerëve i shkon buxhetit të shtetit shpjegoi Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit Rural Blendi Cuci në ‘Live sot në Shqipëri’ në Report tv. Ndërsa pas ka edhe një skemë për të shmangur abuzime.

"Ne e kemi rritur numrin, rreth 47 mijë të personave që kanë NIPT. Përfaqësojnë pjesën që kanë numrin më të shumtë bujqësor në Shqipëri. Në fazën e parë që të aplikojnë ata që kanë nipt, presim ti bashkohen edhe të tjerë. Mund të jetë një numër diku tek 70 mijë fermerë që mund të pajisen me NIPT fermeri dhe është ajo kategori e rëndësishme fermerësh që përfaqësojnë 140-150 mijë hektarë tokë të punuar. Është pjesa me intensive dhe e shëndoshë e sektorit. Kështu që kemi llogaritur që fatura që do të shkojë në këtë rast për kompensimin e taksave që zerohen është rreth 1 mld lekë. Kemi parashikuar në buxhetin që presim të miratojmë, rreth 1 mld lekë dhe kemi krijuar një skemë që të shmangim sa më shumë abuzimet që në këto raste nuk është se mungojnë, jo vetëm në Shqipëri por kudo", tha Çuçi.

Brenda vitit pritet të përfundojë edhe regjistri i fermerit që do të krijojë edhe një sistem të integruar kontrolli dhe për këtë qëllim sipas Bledi Çuci ndihmojnë edhe këto skema si ajo kombëtare, apo dhe e IPARD. Ndalur tek ndikimi i pandemisë tek sipërmarrësit shqiptar të bujqësisë apo blegtorisë, ministri tha se në muajin tetor veçanërisht ka pasur rritje të eksporteve. "Eksproti I fruta perimeve kanë ritme më të lartë të eksporteve dhe deri në 9 mujor ka pasur 15-16 % në 9 mujor. Tetor ka pasur edhe eksport më të madhe të kastravecave, specave, domateve, kungull ka pasur kërkesë nga Europa për këto produkte. Pandemia nuk e ka penguar rritjen e sektorit", tha Çuçi.

Referuar një drafti të ri ligjor për kultuvuesit e duhanit, sipas ministrit Çuçi së pari do të zgjidhen çështjet që ata kanë në marrëdhëniet juridike me grumbulluesit. Në këtë sektor kërkohet formalizmi i kultivuesve për të lidhur më pas marrëdhënie kontraktore për shitjen e prodhimit.

Intervista e plotë
Pse ky vendim për heqjen e akcizës, kur është bërë premtimi që në 2013?
-Cmimi i naftës për bujqësisnë të mos jetë i ngarkuar me taksën e acizës, qarkullimit dhe karbonit.  Cdo politikë kur vjen momenti që të aplikohet, sidomos gjëra që lidhen me buxhetin e shtetit, këto gjëra ndodhin vetem kur janë konsoliduar disa elementë të sistemit dhe je gati që të fusësh një skemë të caktuar që të vazhdojë të funksionojë ajo skemë dhe jo të hiqet dorë pas 1 apo 2 vitesh dhe të ketë një terren për monitorimin të plotë të skemës. Ato rrezikojnë të kthehen në skema ku abuzohet.

Si do të parandalohet mundësia për të abuzuar? Kemi shumë fermerë që nuk kanë NIPT dhe për të përfituar duhet të regjistrohen me NIPT fermeri?
-Ne e kemi rritur numrin, rreth 47 mijë të personave që kanë NIPT. Përfaqësojnë pjesën që kanë numrin më të shumtë bujqësor në Shqipëri. Presim që ti bashkohen nismës për tu pajisur me NIPT edhe një herë kaq femerë, që kanë potencial dhe bëjnë bujqësi aktive dhe kanë krijuar kushtet për tu rritur dhe për tu zhvilluar në sektorin e bujqësisë. Pjesa tjetër, padiskutimi i takon një niveli fermerësh shumë të vegjel. NIPT fermeri deri tani kanë ata që kanë pasur sukses në aplikimin e bujqësisë dhe që kanë ardhur duke u rritur falë punës së tyre dhe angazhimit që kanë dhënë në këtë sektor.

Pjesa kryesore mbeten këta fermerë. E kemi thënë që ky aplikimi i cmimi të naftës të zhveshur nga taksa e akcizës, e qarkullimit dhe taksa e mjedisit do të bëhet për fermerët që kanë një NIPT fermei.

Objektivat besoj I kemi. Kemi punuar në këtë qëllim?
-Kemi tre muaj që punojmë. Në fazën e parë që të aplikojnë ata që kanë nipt, presim ti bashkohen edhe të tjerë. Mund të jetë një numër diku tek 70 mijë fermerë që mund të pajisen me NIPT fermeri dhe është ajo kategori e rëndësishme femerësh që përfaqësojnë 140-150 mijë hektarë tokë të punuar. Është pjesa me intensive dhe e shëndoshë e sektorit. Kështu që kemi llogaritur që fatura që do të shkojë në këtë rast për kompensimin e taksave që zerohen është rreth 1 mld lekë. Kemi parashikuar në buxhetin që presim të miratojmë, rreth 1 mld lekë dhe kemi krijuar një skemë që të shmangim sa më shumë abuzimet që në këto raste nuk është se mungojnë, jo vetëm në Shqipëri por kudo.

Sa përfitues kemi z.Ministër nga fondet IPARD?
-Nga skemat kombëtare këtë vit ishte një sukses. Patëm një fluks aplikimesh të madh më shumë se sa vitet e tjera. Por mbi të gjitha për shkak se bëmë aplikimin vetëm online, skema ishte shumë transparente, ku menjëherë pasi aplikonte fermeri e shihte veten në lidhje me statusin e përfituesit dhe sesa do të përfitonte nga skema në bazë të aplikimit që kishte bërë.

Patëm një bum palikimesh.  Tre vitet e para kaloi 8 mijë aplikime dhe kanë përfituar më shumë se 60%  e aplikantëve. Patëm edhe një shtesë të fondit me rishkimin e buxhetit dhe një shtesë që do vijë në një marrëveshje me qeverinë japoneze, janë para të destinuara për fermerin shqiptar. Po përpiqemi ti zhbllokojmë këto para dhe gati  90% e aplikantëve të marrin subvencioneve në bazë të skemës kombëtare.

Që të kthehemi tek fondet IPARD…?
-IPARD është një skemë tjetër e fokusuar të investimet në fermë. Ka pasur një fluks aplikuesish edhe për IPARD, paketa me rreth 90 mln euro. Ne e filluam në 2019 disbursimin e parave dhe Bruskeli e merr Shqipërinë tani si një shembull suksesi të shpërndarjes së fondeve IPARD. Kemi në dispozicion akoma edhe një sasi tjetër parash dhe përkët do të hapim edhe një thirrje tjetër të fondeve të IPARD 2 në fund të nëntori apo fillim të dhjetorit. Kjo varet nga shpejtësia e firmosjes së kontratave nga thirrja e parë. Ndërkohë jemi në negociata me Brukselin për të marrë edhe IPARD 3 I ciliod ketë më shumë para por do zgjerohemi edhe në masat që do të mbulojmë, nuk do të ngelemi në 3 masa, agropërpunim, në fermë, apo edhe në agroturizëm. Do fusim edhe masa të tjera që të kemi larmi të përfituesve.

A do të ketë ekspertë për të ndihmuar fermerët për përthithjen e fondeve?
-Në skemat e IPARD asistencë jepet nëpërmjet udhëzimeve dhe formularëve. Nuk e bëjmë ne aplikimin, por në këto raste cdo fermer e gjen mundësinë për të gjetur një njeri, konsulet për të bërë aplikimin tek IPARD. Për këtë cdo fermer që mendon se mund të përfitojë e gjen një konsulent në treg që mund ti bëjnë aplikimit që të jetë përfitues. Gjithsesi hapat janë të qartë dhe këto problematikat e certifikatës së tokës janë probleme që nuk lidhen as me ministrinë, as me skemën e IPard dhe as me AZHBR. Për skemën e bujqësisë për heqjen e taksasve është shumë transparente dhe e thjeshtë.

Kemi një kërkesë të heshme për sistemin e integruar të kontrollit? Si do zgjidhet kjo?
-Kemi 30 vjet dhe s’ka pasur dhe nuk ka një regjistër fermeri. Në fund të vitit mbyllim me italianët ngritjen e sistemit dhe në 2021 do fillojmë ta popullojmë në mënyrë që të kemi një sistem të integruar  kontrolli. Po nuk patëm një regjistër fermeri të updatuar nuk mund të bjëmë një kontroll  mbi ta. Është një nga mangësitë e mëdha të bujqësisë.

Fermerët janë të përjashtuar nga këto skema për shkak të mungesës së këtij sistemi se nuk plotëosjnë dokumentin e tokës?
-Këto probleme po i adresojmë një nga një. Për të legalizuar dhe futur në qarkullim civil tokën  bujqëosre nuk e ka bërë askiush. Sot kemi një numër më të madh të regjistrimesh të tokae bujqësore. Këto skema janë incentiva për tu formalizuar edhe ato pjesë të sektorit që janë të shumta të bujqësisë që nuk janë të tilla.

Sigurimi i detyrueshëm i fermerëve,për të përballuar shirat, përmbytjesh dhe zjarresh. Cpo bëhet në këtë drejtim?
-Nuk besoj se mund të fusim një skemë të sigurimit të detyrueshëm, nuk mund ti ngarkojmë fermerët me shpenzime. Ky problem nuk lidhet vetëm me feremerin, por edhe me kompanitë që duhet te ketë një masë të caktuar siguruesish që skema të jetë funskionale. Ky është një ekuacion që duhet ta rregullojë tregu. Nuk e ngarkojmë dot fermerin me këtë barrë.

Objektivat në buxhet për vitin e ardhshëm?
-Për vitin e ardhshëm, e vetmja shtesë që kemi është 1 mld lekë që do shkojë për ti ardhur në ndihmë femerit për të hequr taksat që lehtësojnë fermerët. Pra për heqjen e akcizës, taksës së qarkullimit dhe taksën e mjedisit. Të tjera do vazhdojnë sic kanë qenë. Edhe investimet në infrastrukturën kulluese e vadidtëse do vijojnë njësoj. Edhe skema kombëtare do të jetë e njëjtë. Lajm I mirë për fermerët janë që kemi shtuar  1 mld të tjera që i kompenson humbjet fermerit  që vijnë nga taksat e sipermendura.

Si ka qene ecuria e eksporteve gjatë pandemisë?
-Eksperortet janë rritur, rritje dyshifrore në përgjithësi në sektorin e bujqësisë, blektoria agropërpunimi dhe peshkimi. Eksproti I fruta perimeve kanë ritme më të lartë të eksporteve dhe deri në 9 mujor ka pasur 15-16 % në 9 mujor. Tetor ka pasur edhe eksport më të madhe të kastravecave, specave, domateve, kungull ka pasur kërkesë nga Europa për këto produkte. Pandemia nuk e ka penguar rritjen e sektorit.

Nisma per kultivuesit e duhanit, një draft ligjor, për të shmangur informalitetin, cfarë synohet me  këtë?
-Këto probleme rregullohen me një produkt të caktuar. Problematike me duhanit ka qenë marrëdhënia kontraktuale e sipërmarrësve që e marrin dhe e eksportojnë me kultivuesit. Kemi pasur një problem me kultivues që kanë qenë në një marrëdhënie me sipërmarrës të tillë të paformalizuar duke i mbajtur peng. Pomundohemi të zgjidhim këtë problem dhe kemi nxitur hyrjen e aktorëve të rinj, që hyjnë të formalizuar dhe duke I ndryshuar komplet konceptin e marrëdhënies juridike të fermerit dhe atij që e grumbullon.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar