TIRANE - Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, bëri të ditur sot se kusht për familjet në nevojë të cilët do të kompensohen nga heqja e fashës prej 300 kw, do të jetë prova e faturës së energjisë elektrike. Deklaratat Ministri Veliaj i bëri në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, gjatë shqyrtimit nen për nen të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, ku nënvizoi se fatura e energjisë me synim kompensimin, do të bëhet 1 herë në 6 muaj.
Duke u ndalur tek familjet që preken nga heqja e fashës prej 300 kw së energjisë elektrike, Veliaj tha se janë 204 mijë familje që preken nga heqja e fashës dhe për komensimin e të cilëve nevojiten sipas tij 16 milionë dollarë.
Ministri sqaroi se familjet që do të kompensohen do të kenë paratë përpara se të hiqet fasha 300 kë. Kjo pasi është caktuar një kuotë e posaçme e cila do të merret parapagim nga familjet në nevojë. Kjo kuotë ka të bëjë me një shumë prej 700 lekësh të reja e cila do tu jepet 204 mijë familjeve si parapagim.
“Janë 204 mijë familje që do kompesphen nga heqja e fashës së energjisë. Për këtë kompensim na nevojiten 16 milionë dollarë. Kusht për ta marrë këtë pagesë duhet prova e faturës. Do kontrollohet një herë në 6 muaj. Njerëzit do t’i kenë paratë para se të hiqet fasha.” është shprehur Ministri Veliaj në komisionin parlamentar.
Duke shqyrtuar buxhetin e parashikuar për vitin 2015, në institucionin që ai drejton, Veliaj tha se viti i ardhshëm do të jetë viti i parë pa asnjë borxh sa i përket ndihmës sociale, ndërsa theksoi prioritet do të jetë rinia.
Në këtë kontekst, ministri theksoi se është 4-fishuar buxheti për rininë, ndërsa në total është parashikuar një rritje prej 4.6% e buxhetit të Ministrisë së Mirëqënies dhe Rninisë, krahasuar me vitin e kaluar.
“Viti i ardhshëm është viti i parë pa asnjë borxh në ndihmën sociale. Prioritet do të jetë rinia, ku është parashikuar 4-fishim i buxhetit për këtë kategori. Rritja e buxhetit krahasuar me vitin e kaluar është 4.6 %.” u shpreh Ministri Erion Veliaj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3327
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02
-
Funksionari i Hamas tregon për Reuters: Ja pse po hezitojmë për marrëveshjen me Izraelin
14 Janar, 20:20