Heqja e kontrollit në kufi, Harandiaj:
Ja disa nga vendimet me Shqipërinë

Heqja e kontrollit në kufi, Harandiaj:<br />Ja disa nga vendimet me Shqipërinë<br>
Në 27-28 Nëntor do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku pritet që të merren disa vendime shumë të rëndësishme për të lehtësuar jetën e qytetarëve.

Në prag të mbledhjes, kryeministri i Kosovës, Haradinaj ka zbardhur disa nga detajet e marrëveshjeve që pritet që të firmosen.  Synim madhor i përbashkët është që të mos ketë kontroll në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Shqipërisë.

”Kemi qëllim që në mes Kosovës e Shqipërisë, të mos ketë fare kontroll. Edhe në BE përdoret një sistem monitorimi, por nuk ka nevojë me ndaluar secilin. Por, eksiton një evidencë, me anë të teknologjisë.

Kemi filluar me punë dhe kam kërkuar që secila ministri të avancojë me cështjen e vet. Disa tarifa i kemi të gatshme, për takimin që do të mbahet më 27 nëntor. Jemi në proces të shohim si bëhet unifikimi i mallrave” deklaroi Haradinaj, te Klan Kosova.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë