TIRANE- Me thirrjet “Shqipëri etnike” ,“Presheva është e jona”, “O sa mirë me qenë shqiptarë” Këshilli studentor i Universitetit të Tiranës po organizon një marshim paqësor përgjatë bulevardit. Studentët mbajnë në duar flamuj shqiptar dhe lëshojnë thirrje stop albanofobisë dhe të mos cënohen të drejtat e shqiptarëve.

Protesta vjen si reagim pas heqjes së lapidarit në nder të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit nga xhandarmwria serbe.

Studentët e Universitetit të Tiranës u solidarizuan me shqiptarët e Luginës së Preshevës, dy ditë pas heqjes së përmendores së luftëtarëve të lirisë. Nën moton “Ne jemi me ju”, studetët e Universitetit më të madh shtetëror në vend, marshuan nga Piramida deri në sheshin “Nënë Tereza”, në mbështetje të qytetarëve shqiptarë të Preshevës. Këshilli Kombëtar Studentor i drejtuar nga Emiljano Dervishi, e cilësoi aktin e heqjes sw lapidarit si barbar dhe dëshmi të gjallë të albanofobisë. Sipas Këshillit Studentor të universitetit të Tiranës ky është një shembull mjaft negative për bashkëjetesën në Ballkan. Gjatë tubimit, studentët e UT bënë thirrje nacionaliste, dhe dënuan ashpër heqjen e përmendores së UÇMB-së në Luginën e Preshevës.