Heqja e mandateve, Luan Rama:
LSI mbështet qëndrimin e KQZ

Heqja e mandateve, Luan Rama:<br />LSI mbështet qëndrimin e KQZ
Luan Rama deklaron se LSI mbështet qëndrimin e KQZ për dekriminalizimin. Ai shton se procesi i dekriminalizimit duhet të kthejë besimin qytetar tek politika.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandateve të Dashamir Tahirit, Shkëlqim Selamit dhe Elvis Roshit.

Luan Rama shprehet se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të krijojë në politikën shqiptare standarde euroamerikane.
  
“LSI inkurajon institucionet për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. LSI e vendosur të krijojë në politiken shqiptare standarde euroamerikane të angazhimit në politikë. Ligji për dekriminalizimin, Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore duhet të bëjnë të mundur që në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të zgjedhin më të mirët mes më të mirëve të politikës me qëllim që politika të garantojë integritet, ndershmëri, transparencë dhe shërbim ndaj qytetareve dhe interesave të vendit”, shprehet Rama.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe