Heqja e mandatit, administrativja
shqyrton nesër padinë e Tahirit

Heqja e mandatit, administrativja<br />shqyrton nesër padinë e Tahirit
Gjykata Administrative e Tiranës nesër në orën 12:00 do të shqyrtojë kërkesën e ish-deputetit Dashamir Tahiri për heqjen e mandatit.
 
Ish- deputeti, Tahiri ka ankimuar vendimin e KQZ për heqjen e mandatit, pasi e konsideron jo të drejtë.
 
Padia u depozitua nga avokati i Tahirit, Fatmir Braka pak ditë më parë, i cili deklaroi se kërkojmë pezullimin e vendimit të KQZ-së.
 
Ish-deputeti Tahiri pretendon se ka zbatuar cdo kërkesë të ligjit për dekriminalizimin dhe nuk ka pasur si qëllim të fshehë dënimin që gjykata e Ravenas kishte marrë ndaj tij, por nuk ka pasur dijeni.
 
Kujtojmë që pak ditë më parë ishte Kolegji Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e Dashamir Tahirit pas ankimimit të vendimit të KQZ.
 
KQZ i hoqi mandatin Dashamir Tahirit, Shkëlqim Selamit dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi në fund të muajit dhjetor, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg