Trans Adriatik lë të hapur mundësinë për aksionerë të rinj të cilët mund t’i shtojnë vlerat strategjike projektit të gazsjellësit. Lajmi është bërë publik nga zëdhënësja e TAP, Lisa Givert, e cila foli për interes të mundshëm nga ana e Iranit pas heqjes së sanksioneve ndaj këtij vendi.
Sa i përket mundësisë për të transportuar gaz iranian, Givert tha se TAP është i angazhuar për të transportuar sasi të konsiderueshme gazi duke nisur nga faza e dytë e zhvillimit të fushës azere Sha Deniz që kalon përmes Greqisë, Shqipërisë deri në Itali.
Republika islamike ka shprehur vazhdimisht interesin e saj për furnizimin me gaz të tregjeve evropiane. Në kushtet e heqjes së sanksioneve, Irani do të ishte në gjendje të konkretizonte planet e tij.
Por si mund te perfshihet Irani ne projektin TAP
Angazhimi i Iranit në projektin TAP mund të bëhet i mundur nëpërmjet pjesëmarrjes edhe në gazsjellësin Trans-Anatolian Natural Gas Pipeline TANAP (kompania turke e gazit), që do të lidhet me rrjetin TAP në kufirin turko-grek në Kipoi, për të transportuar më shumë gaz nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, para se të mbërrijë në jug të Italisë.
Gazsjellësi TAP është pjesë e Korrridorit Jugor të Gazit me gjatësi mbi 4.000 km, që nis nga Azerbajxhani dhe përfundon në Itali. Tubacionet përshkojnë 7 vende dhe ku veprojnë disa projekte të veçanta energjetike, të cilat së bashku përfaqësojnë investimin rreth 45 miliardë USD.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com