Një operacion i vështirë i heqjes totale të veshkës është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Memorial të Fierit, tek një pacient 74-vjeçar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook momente të punës së ekipit mjekësor, ndërsa i shpreh mirënjohjen mjekëve kirurgë si dhe personelit që asistuan.
“Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes komplekse”, shkroi Rama.
Ramke,cfare te re ka lajmi?! Nenes time ja kane hequr veshken doktoret ne Tirane me operacion qe ne 1970.Operacionin e ka drejtuar i ndjeri min.Dr. Llambi Zicishti dhe ekipi i kirurgeve te shkelqyer te spitalit kirurgjik,Tirane.Si prove nena ka akoma vragen e operacionit.Operacioni i bere ne spitalin e Fierit,mund te kete te beje me veshkat,por duhet te jete dicka tjeter me specifike,jo thjesht heqje veshke, se ate e bejme prej kohesh.
PërgjigjuOperacion që është kryer në disa qytete të vendit që në fillimet e shekullit XX-të.