Heqja e taksave, Kote në Report Tv: Mbështetje e jashtëzakonshme, fermerët të pajisen me NIPT që të përfitojnë! Për 9 muaj 160 mijë ton eksporte, në fruta e perime

Heqjen e akcizës, taksës së qarkullimit dhe karbonit, nga karburanti për prodhim bujqësor, zv ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote e ka quajtur një mbështetje të madhe, pasi tashmë nafta për fermerët do të kushtojë 80.4 lekë më pak dhe se do të përfitojnë mbi 300 prej tyre. Për të përfituar nga kjo mbështetje fermerët duhet të pajisen me NIPT. Aktualisht në vend janë 300 mijë fermerë por rreth 48 mijë janë të pajisur me NIPT.

"Mbi 300 fermerë do të përfitojnë nga skema. Vendimi ndihmë dhe ulje e kostos së prodhimit. Një fermer i cili ndodhet në një territor të Shqipërisë aplikon dhe brenda 2-3 ditëve nxjerr niptin nuk ka ngarkesa fiskale.

Fermerët këtë e kanë pritur si një mbështetje e jashtëzakonshme për ne dhe sdo ketë probleme për aplikimin. Pra unë fermeri për një hektar mollë, nëse më duhen 200 litra naftë, pasi është përcaktuar koeficienti për çdo kulturë, për një hektar mollë, pjeshkë, mandarina apo foragjere, dhe po marrim koeficientin 200 litra në këtë sasi ai 50% të kësaj vlere, pasi është 160 lekë dhe 80 i zbritet kësaj vlere, i takon 100 litra falas. Është përcaktuar koeficenti për çdo kulturë. Në 200 litra, në 800 lekë që zbriten ai merr falas 100 litra. Kjo është një ndihmë shumë e madhe. Unë mendoj se sistemi që ne kemi bërë ka një trupë të përgatitur të AZHBR. 47 mijë fermerë janë formalizuar me nipt. Një fermer i cili nuk ka NIPT duhet të aplikojë dhe brenda 3 ditëve e nxjerr atë pa asnjë pagesë, nuk ka ngarkesë fiskale. Në momentin që ka nxjerr nipin bën një vetëdeklarim ku thotë sipërfaqen që ka dhe kulturën që do të mbjellë​​​​​​​

Më parë kalonte në 3 duar kurse tani do kalojë në një dorë. Verifikimi? Në rradhë të parë duhet të jetë kontrolli i drejtpërdrejtë. Problemi është i lehtë sepse drufturorët janë të evidentuar dhe nuk ka problem, serat janë të evidentuara nga ne. Problemi qëndron te kulturat 1 vjeçare, te gruri, misri. Nëse dikush vetëdeklaron pastaj kapet do të ketë masa ndëshkuese e përjashtim. U beëj thirrje fermerëve se marrja e niptit nuk ka  shpenzime", tha ai.

Gjatë intervistës Kote u ndal edhe te kushtet e fermerëve duke thënë se janë më të organizuar. Sipas tij për 9 muaj janë 160 mijë ton eksporte, në fruta dhe perime. Ndërkaq shtoi se në këtë moment nuk ka stok dhe kërkesa është më e madhe se oferta që kemi.

"Pandemia e Covid ishte një situatë që në fillim ishte pak  e vështirë. 160 mijë ton eksporte për 9 muaj, në fruta dhe perime. Këtë e verifikoni edhe në doganë. Tani fermerët janë më të organizuar. Sot në këtë moment nuk ka stok dhe kërkesa është më e madhe se oferta që  kemi ne. Çmimet e produkteve tona janë të pranueshme për fermerët. Nuk kemi situata të tilla të hedhjes në rrugë.

Deri tani në eksporte janë rreth 160 mijë tonë perime dhe fruta të eksportuara si nëntëmujor, dhe krahasimisht, me vitin 2019 që ishte viti normal janë rritur 35 mijë ton më shumë. Sot në momentin që flasim nuk kemi sot, dhe kërkesa është më e madhe se oferta që kemi ne. Mund të pyesni një pikë grumbullimi dhe ta verifikoni, dhe çmimet e produkteve tona janë të mira. Domatja luhatet nga 45-55 lekë, speci 55-90 lekë speci i kuq, kungulli  55-60 lekë kg, pjepri 55-60 lekë kilogrami. Ne kemi pasur një moment të stokut që ishte me kastravecin para 5 muajsh, u mboll kastraveci sallator mbi masën që duhet. Në bujqësi ka rrisk të madh. Është djersë lodhje dhe mund. Ne prodhojmë çfarë kërkon tregu prandaj fermerët janë lidhur me pikat e grumbullimit. Mund të kemi në disa raste shumë të vogla rritje të përqindjes së mbetjes", tha mes të tjerash ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rea: 14/10/2020 15:23

    Tani 300 perfituesit dote mbajne me naften 900 familjare miq dashamires te tyre!se ky eshte realiteti shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë