Gjithashtu u aprovua edhe përfshirja e zv/presidentit të klubit Karl Hopfner në Komitetin Ekzekutiv të Këshillit Mbikëqyrës.
Uli Hënes pranoi vendimin e Gjykatës që e shpalli fajtor për evazion fiskal duke mos vendosur ta apelojë dhe ka dhënë dorëheqjen nga Bayerni i Mynih-ut.
Pas vendimit të gjykatës që e dënoi me 3.6 vite burg për shmangie nga tatimi në vlerë prej rreth 27 milion euro
ish-presidenti i ekipit kampion të Evropës dhe Botës në fuqi, deklaroi se ”Pas diskutimeve me familjen vendosa që të pranoj vendimin e gjykatës.
Kjo ka të bëjë me dinjitetin dhe përgjegjësitë personale. Evazioni fiskal ishte gabimi më i madh i jetës sime. Bayern Mynih është jeta ime dhe do të mbetet i tillë”, deklaroi 62 vjeçari.
d.b/shqiptarja.com